Skype pëson “Knock Out”! 8 Karaktere shkaktojnë dështimin e softuerit

Publikuar më: 03-06-2015

skype-logo-open-graph-100272883-large

Përdoruesit e Skype, kini kujdes pasi orët e fundit në këtë platformë komunikimi po qarkullon një varg me 8 karaktere i cili është i aftë të dështojë aplikacionin në fjalë. Vargu i karaktereve që shkakton këtë problem është http://: ndaj kini kujdes. Kur përdoruesit e prekur nga ky problem u munduan të hapnin aplikacionin sërisht, ai përsëri dështonte.

Ky problem për herë të parë u zbulua nga një anëtar i forumeve të Skype. Sipas një raporti nga VentureBeat edhe fshirja terësisht e bisedës ku gjendet ky varg karakteresh nuk ndihmon në eleminimin e problemit sepse Skype do ta shkarkojë bisedën sërisht nga cloud. Një zëdhënës i Skype u shpreh përmes një deklarate se kompania është në dijeni të këtij problemi dhe po punon për ta zgjidhur atë. Akoma nuk ka një datë të caktuar se kur do të eleminohet ky problem apo se çfarë e shkakton atë. Një zgjidhje e mundshme mund të jetë ç’instalimi i aplikacionit Skype dhe shkarkimi i versionit 6 të tij.

Këtë togëfjalësh përdoruesit mund ta shkruajnë gabimisht në Skype. Një problem i ngjashëm u shfaq edhe në aplikacionin e dërgimit të mesazheve, iMessage, në platformën iOS. Por dështimi i iOS shkaktohej nga një grumbull karakteresh specifik në gjuhën arabe çka do të thotë se një akt i tillë do të ishte i qëllimshëm. (PC World Albanian)

Skype pëson “Knock Out”! 8 Karaktere shkaktojnë dështimin e softuerit
1 vote, 2.00 avg. rating (62% score)