Skype ofron 20 minuta komunikim falas pas ndërprerjes së gjatë të shërbimit më 21 Shtator

Publikuar më: 09-10-2015

skype-windows-general_0Microsoft po përpiqet të rikuperojë atë çfarë humbi gjatë ndërprerjes së gjatë të shërbimit të Skype më 21 Shtator. Disa konsumatorë janë lajmëruar përmes postës elektronike se kanë përfituar 20 minuta komunikim falas:

“Misioni ynë me shërbimin Skype është tju mbajmë afër me njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ju. Është një premtim i thjeshtë por më 21 Shtator dështuam ti qëndrojmë këtij misioni. Ju kërkojmë ndjesë për problemet teknike që përjetuam atë ditë. Jemi në dijeni të rëndësisë që ka ky shërbim dhe sa problematike mund të rezultojnë këto ndërprerje.”

“Në ditët e ardhshme do të përfitoni 20 minuta thirrje falas drejt 60 destinacioneve ndërkombëtare fikse dhe 8 mobile. Këto thirrje do të jenë të disponueshme për 7 ditë.”

“Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin që ju kemi shkaktuar”.

Mbetet i paqartë numri i konsumatorëve që do të përfitojnë nga kjo ofertë. Ka mundësi që kjo të jetë e disponueshme vetëm për konsumatorët që kanë një shërbim me pagesë të Skype. (PCWorld Albanian)

Skype ofron 20 minuta komunikim falas pas ndërprerjes së gjatë të shërbimit më 21 Shtator
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)