Skype integroi teknologjinë e Skype Translator në aplikacionin desktop

Publikuar më: 01-10-2015

skype_translator_video_callMicrosoft ka prezantuar aplikacionin Skype Translator, pothuajse një vit më parë dizenjuar për sistemin operativ Windows 8.

Kompania tashmë është duke e integruar këtë veçori tërheqëse direkt në versionin e aplikacionit Skype për desktop, duke e zgjeruar këtë mundësi për përdoruesit e sistemeve operative Windows 7, Windows 8 dhe Windows 10. Gjatë lançimit sistemi do të disponojë mundësinë për të realizuar biseda zanore në 6 gjuhë të ndryshme përfshirë Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht dhe Madarin. Skype tashmë ju ofron mundësinë të realizoni një bisedë në këto gjuhë pa qënë e nevojshme ti mësoni ato. skype_translator_windows

 

Përfaqësues nga kompania janë shprehur se “Ka qënë një ëndërr për një kohë të gjatë në Skype, të thyhen barrierat e gjuhës dhe njerëzit nga vende të ndryshme të globit të sillen sa më pranë njëri tjetrit. Kërkues, inxhinier dhe shumë punonjës të tjerë në Microsoft kanë punuar shumë për ta bërë këtë ëndërr realitet dhe tashmë synojnë ta sjellim këtë teknologji në sa më shumë pajisje”.

 

Gjatë javës në vijim Microsoft pritet të sjellë një përditësim për aplikacionin Skype për desktop Windows  së bashku me butonin e përkthimit i cili do të shfaqet gjatë bisedës. Ne e kemi përdorur edhe më parë këtë softuer gjatë muajit Dhjetor, i cili megjithëse i kufizuar në tematika përkthimi, funksiononte mjaft mirë për të realizuar një bisedë në një gjuhë që ju nuk e kuptoni. Tashmë Skype do ta ofrojë këtë softuer për çdokënd që përdor këtë aplikacion për desktop Windows.(PCWorld Albanian)

 

 

Skype integroi teknologjinë e Skype Translator në aplikacionin desktop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)