Skype for Bussines do të jetë pjesë e postës elektronike Office 365

Publikuar më: 09-06-2015

skypebizMicrosoft ka në plane të sjell disa karakteristika të reja në ndërfaqen e përdoruesit të Office 365 në muajt e ardhshëm. Ndër këto karakteristika të reja do të jetë edhe integrimi i Skype for Bussines.

Një panel i ri do të jetë pjesë e ndërfaqes së Office 365 i cili do të ofrojë azhornime në kohe reale, njoftime nga sistemi, përkujtues personal, mesazhe elektronike më të fundit etj. Në rastin e Skype for Bussines, nga ky panel përdoruesit do të jenë në gjëndje të startojnë një bisedë me tekst, zë dhe video.

office365skypeforbiz

Këto veçori të reja të ndërfaqes do të mbërrijnë për testim tek disa anëtarë që janë pjesë e programit të testimit të saj. Më pas që të gjithë konsumatorët biznes të Office 365 do të marrin këtë përditësim por vetëm pas “disa muajsh” tha Microsoft. (PCWorld Albanian)

Skype for Bussines do të jetë pjesë e postës elektronike Office 365
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)