Skype do të fshehë automatikisht adresat IP të përdoruesve

Publikuar më: 22-01-2016

skype-logo-open-graph-100272883-largeFalë një përditësimi platforma e njohur e komunikimit me audio dhe video, Skype, tani e tutje do të fshehë adresat IP të përdoruesve automatikisht.

Duke filluar nga dita e sotme. ky funksionalitet i ri sigurie do të jetë standart për shërbimin. Po kush do të përfitojë më së shumti nga kjo? Ashtu siç sugjeron edhe titulli i postimit në blog, janë adhuruesit e lojërave që do të privilegjohen.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë ekpozuar adresat IP në Skype. Gjer në 2010-tën kjo ka qenë diçka e thjeshtë ndërsa në 2012-tën raportet e shumta tërhoqën vëmendjen e opinionit publik.

Tani e gjitha që duhet të bëni është të klikoni “Help” dhe më pas “Check for Updates” në mënyrë që të përfitoni nga kjo risi. (PCWorld Albanian)Falë një përditësimi platforma e njohur e komunikimit me audio dhe video, Skype, tani e tutje do të fshehë adresat IP të përdoruesve automatikisht.

Skype do të fshehë automatikisht adresat IP të përdoruesve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)