Lajmet

Skype for Business mbërrin në kompjuterat Mac

Oct 28 2016
0 Shpërndarje
Skype for Business mbërrin në kompjuterat Mac

skype-business-macMicrosoft lançoi zyrtarisht Skype for Business në kompjuterat Mac pas gjashtë muajsh testime. Mëshirimi i Skype për sipërmarrjet sjell një sërë përfitimesh për përdoruesit e kompjuterave të Apple.

Skype for Business në Mac erdhi 18 muaj pasi homologu i tij në Windows u lançua. Po ditën e djeshme Microsoft solli edhe disa veçori të Skype for Business në Android dhe iOS.

Tipari më i rëndësishëm është prezantimi i një skedari PowerPoint nga paisja mobile. Më parë përdoruesit duhet ti ndanin manualisht skedarët me pjesëmarrësit e tjerë.

Së fundi Microsoft tha se përdoruesit e Skype for Business në Android dhe iOS do të kenë në dispozicion një protokoll tjetër i cili konsumon më pak bandwidth quajtur VbSS. Ky protokoll premton më shumë qëndrueshmëri. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>