Një printer inkjet mashtroi skanerët e shenjave të gishtërinjve të Samsung dhe Huawei

Publikuar më: 09-03-2016

2100Skanerët e shenjave të gishtërinjve të cilët vitet e fundit po shfrytëzohen për të ofruar një nivel të avancuar sigurie janë lehtësisht të manipulueshëm nga një printer inkjet, thanë hulumtuesit e Universitetit të Miçiganit raportoi The Guardian.

Një Samsung Galaxy S6 dhe Huawei Honor 7 u shkyçën me sukses duke përdorur një shenjë gishti printuar nga një printer standart inkjet nga Kai Cao dhe Anil Jain pjesë e departamenti të inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike.

Hulumtuesit në fjalë skanuan disa shenja gishtërinjsh dhe thjeshtë i printuan në një letër 2D ndërsa rezulati ishte edhe supriza e vërtetë.

“Ky eksperiment konfirmon nevojën urgjente të implementimit të teknikave kundër mashtrimeve me sistemet e gjurmimit të shenjave të gishtërinjve, sidomos në paisjet mobile të cilat vitet fundit po shfrytëzojnë këtë teknologji madje edhe për të kryer pagesa,” u shprehën Cao dhe Jain.

Galaxy S6 dhe Honor 7 përdorin skanerë të ngjashëm me ato të përdorur në telefonët Nexus të Google dhe LG G5. Po kjo teknikë me shumë gjasa do të arrijë të mashtrojë edhe telefonë të tjerë inteligjent.

Zakonisht telefonët inteligjent përveç identifikimit me skanerin e shenjave të gishtërinjëve, çdo 48 orë kërkojnë një kod Pin për tu qasur në telefon. Por 48 orë mjaftojnë për një i cili zotëron një kopje të shenjës suaj të gishtit të printuar në një letër standarte.

“Ne e çmojmë integritetin e të dhënave dhe shprehim përkushtim në mbrojtjen e privatësisë së konusmatorëve duke përditësuar vazhdimisht teknologjitë e reja përfshi këtu edhe skanerin e shenjave të gishtërinjve,” reagoi Huawei pas këtij zbulimi. (PCWorld Albanian)

Një printer inkjet mashtroi skanerët e shenjave të gishtërinjve të Samsung dhe Huawei
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)