Skandali i dytë i Volkswagen, edhe motorët 3.0L Porsche dhe Audi mashtrojnë me emëtimet

Publikuar më: 01-07-2016

porsche-640x427Një jurist i grupit Volkswagen tha për një gjykatë amerikane se kompania do të riparojë 85,000 automjetet që bartin emrin e Porsche, Audi dhe Volkswagen pjesë e skandalit të emëtimeve, pas zbulimit se afro 500,000 motorët nafte 2.0 gjithashtu përmbajnë një softuer mashtrues.

Makinat me motorët 3.0 nafte nuk ishin të përfshira në lajmërimin e Volkswagen se do të shpenzonte 10 miliard dollar për ti blerë pasi tejkalonin limet me 40 herë. U deshën dy muaj që të zbulohej se edhe makinat me motorët 3 litër mashtronin me testimet e emëtimeve në atmosferë. Volkswagen këmbëngul se makinat 3.0L nuk mashtronin në të njëjtën mënyrë si motorët 2.0L.

Agjensia e lajmeve Reuters raportoi se gjykatësi amerikan Charles Breyer kërkoi nga Volkswagen ti jepte një zgjidhje rastit më të fundit brenda datës 25 Gusht. Juristi i Volkswagen tha se riparimi nuk do të ndikonte në performancën e makinave.

Volkswagen Touareg, Porsche Cayenne, Audi A6S, A7 Quatro, Q5 dhe Q7 janë markat e prekura nga skandali i dytë i prodhuesit gjerman të automobilave. Nëse Volkswagen ja arrin të riparojë 85,000 automjetet në atë masë se të kënaqë autoritetet amerikane, miliarda dollar do të shpëtoheshin. (PCWorld Albanian)

Skandali i dytë i Volkswagen, edhe motorët 3.0L Porsche dhe Audi mashtrojnë me emëtimet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)