FEV sjell shërbimin e ri M-Payment në Kosovë

image

Gjatë javës së kaluar portali Telegrafi.com ka shpalosur detajet zyrtare mbi bashkëpunimin e arritur me Fast Europe Ventures, që si rezultat ka alternativa të reja të pagesës.

Në kuptim më të thjeshtë ky shërbim i ri mundëson që celulari juaj të shndërrohet në një “kartelë kreditore”, duke iu mundësuar kështu pagesë të gjërave të ndryshme përmes kreditit që keni në celularin tuaj.

Në momentin e paraqitjes së këtij bashkëpunimi, Telegrafi ka iniciuar shërbimin “Shpallje” ku në mënyrën më të shpejtë dhe më të thjeshtë një konsumatorë mund të paraqesë shpalljen e tij. Gjithmonë duke pasur parasysh se procesi është mjaft i thjeshtë, i lirë dhe i shpejtë.

Për momentin të gjithë përdoruesit e celularëve kanë mundësi të përdorin këtë shërbim, përveç konsumatorëve të operatorit Vala Mobile, të cilët shumë shpejt do të kenë mundësi të jenë pjesë e ekosistemit të industrisë se telekomunikimit.

Vala megjithëse figuron si partnerë në www.fasteurope.com ende nuk ka arritur finalizimin e marrëveshjes. Këtë gjë e kanë arritur operatorët tjerë si IPKO, Vodafone, Eagle Mobile, etj.
Sipas z. Kushtrim Xhakli, ish drejtor i Ipko Institute dhe tani kryeshef ekzekutiv (CEO) i kompanisë Fast Europe Ventures (FEV), bashkëpunimi me operatorët lokalë për këtë shërbim ka filluar në fillim të këtij viti dhe veçse pritet përfundimi i marrëveshjeve me disa operatorët tjerë, më konkretisht me operatorin Vala.

Çmimi për një shpallje kushton 1 euro në Kosovë, 156 LEK ne Shqipëri dhe 59 MKD në Maqedoni (të gjitha çmimet janë të llogaritura me TVSH). Krahas kësaj ekzistojnë edhe shërbime tjera që do të shpalosen gjatë të ardhmes me çmime më të lira prej 0.50 cent dhe 0.15 cent.

Në fillim të këtij viti kompania Fast Europe Ventures ka punuar me shpejtësi me operatorët lokalë dhe partnerë (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) për të sjellë në treg modelin m-payment (m-commerce) ne rajonin tonë, duke paraqitur kështu para konsumatorëve një treg mbarëkombëtar.

"Duke u bazuar ne faktet se në Evropë mesatarja e një personi që shpenzon për vit në pagesat me celular sillet rreth 30-50 euro, në rajonin tonë me një mesatare prej 10 euro shpenzim për person gjatë një viti, pritet një qarkullim nga sistemet e pagesave në internet prej 15-20 milion euro për vit në 10 vitet e ardhshme", theksoi kreyshefi ekzekutiv i kompanisë Fast Europe Ventures, Kushtrim Xhakli.

Fast Europe Ventures mbulon rreth 2.8 milion konsumatorë të telefonisë mobile në rajonin tonë.

Shërbimi m-payment do të jetë i gatshëm për të gjithë ata që krijojnë dhe që dëshirojnë të bëjnë pagesa përmes telefonit.

Për më shumë vizitoni www.fasteurope.com

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Etiketat
Ska etiketa për këtë artikull
Vlereso këtë artikull
5.00
Tjera nga Biznes
Lart
image
Promovoni biznesin me video online
Edhe nëse jeni General Motors ose një dyqan i vogël në mëhallë, po të kishit më shumë punë nuk do t’ju bënte keq. Por si ...
image
Google blen DocVerse për të sjellë Microsoft Office në Google Apps
Googleka blerë DocVerse në një ofertë për të sjellë bashkëpunim online me dokumentet e Microsoft Office, në Google Apps ...
image
Kosova këtë vit me stendë në CeBIT
Cebit 2010, panairi më i madh në botë për Teknologji Informative, ka hapur dyert e saja gjatë kësaj jave dhe në mesin e kompanive të ...
image
Ambasadori Vilson Mirdita viziton stendën e Republikës së Kosovës në CeBIT
Vilson Mirdita, ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani ka vizituar sot stendën e Kosovës në panairin e Teknologjisë Informative ku është takuar me përfaqësuesit ...
image
Activision prish punët me Infinity Ward
Pas përjashtimeve të dy “punëtorëve të lartë” të studios Modern Warfare 2 “për shkak të shkeljes së kontratës” Activision ka paraqitur disa ndryshime të reja ...
image
PTK promovon programet e trajnimit nga Cisco dhe Microsoft
Qendra për Trajnim dhe Zhvillim (QTZH) e PTK-së ka promovuar programet e trajnimit nga Cisco dhe Microsoft si dhe ka përuruar laboratori teknik. ...
image
Fast Europe Ventures përfaqësues i UpCode teknologjisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni
Fast Europe Ventures është bërë përfaqësues i UpCode teknologjisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, pas arritjes së marrëveshjes për partneritet me UPC Consulting, kompani finlandeze ...
image
Privatizimi i PTK-së në një moment të papërshtatshëm
Përfaqësuesi i Bankës Botërore Ranjit Nayak, ka cilësuar vitin 2010 si një vit të papërshtatshëm për privatizimin e gjigantit publik PTK. ...
image
Yahoo lidhet me Twitter
Yahoo ka arritur një marrëveshje me Twitter për të pranuar furnizim në kohë reale për secilin tweet publik, e gjithashtu ka planifikuar që të integrojë ...
image
PTK publikon listën e tretë të borxhlinjve
PTK publikon listën e tretë të borxhlinjve më të mëdhenj, duke qenë e obliguar që konform ruajtjes së pasurisë së saj dhe me qëllim të ...
image
Adam Dunlop: PTK ka pasur një vit të rëndësishëm të suksesit
Adam Dunlop, drejtor për zhvillim i Cable and Wireless International, që ka shumicën e aksioneve në Monaco Telecom International, ka pranuar se PTK-ja ka përmirësuar ...
image
BE miraton partneritetin kërkues Microsoft – Yahoo
Komisioni Evropian ka dhënë aprovimin e saj të pakushtëzuar për partneritetin kërkues të Microsoft dhe Yahoo, duke nënkuptuar se marrëveshja afatgjatë ka tejkaluar edhe pengesën ...
image
Shitjet sugjerojnë një vit të fuqishëm për HP
HP ka shënuar një rritje prej 25% në të hyra, si rrjedhojë e shitjeve të fuqishme gjatë Krishtlindjeve. ...
image
IPKO dhuron të hyrat nga SMS-ët në ditën e pavarësisë për të porsalindurit
Të gjitha të hyrat e telefonisë mobile IPKO të cilat do të grumbullohen në Ditën e Pavarësisë nga konsumatorët të cilët komunikojnë me SMS, do ...
image
Glide OS parasheh rritje të Cloud Computing
Kur filloi lansimin në fund të vitit 2005, Glide Effortless ishte një hap para kohës së tij. Ai ofronte aplikacione uebi dhe 50MB kapacitet ...
PoshtË