Sistemi operativ i Koresë së Veriut është një shëmbëlltyrë e realitetit politik të vendit

Publikuar më: 28-12-2015

A North Korean operating system is seen in this screen shot in SeoulReuters

Sistemi operativ i Koresë së Veriut është shëmbëlltyrë e realitetit politik të këtij vendi, u shprehën dy hulumtues gjermanë të cilët hynë në thellësi të kodit.

Hulumtimi i tyre, më i detajuari ndaj sistemit operativ shtetëror Red Star OS, përfaqëson sfidat me të cilat po përballet Peniani ndërsa përpiqet të përqafojë përfitimet e mëdha që sjell bota e teknologjisë dhe internetit.

Florian Grunow dhe Niklaus Schiess punojnë në një kompani gjermane të sigurisë. Dy hulumtuesit prezantuan punën e tyre tek agjensia e lajmeve Reuters përpara se ta shfaqnin në një konferencë sigurie e cila u mbajt ditën e djeshme në Hamburg të Gjermanisë.

Sistemi operativ nuk është thjeshtë një kopje atyre perendimore siç kanë besuar një pjesë e madhe ishte konkluzioni i tyre.

Babai i liderit aktual të shtetit dikatorial kishte thënë më parë: “Koreja e Veriut duhet të zhvillojë një sistem operativ vetjak.” Dhe pikërisht këtë kanë bërë tha njëri prej hulumtuesve.

Koreja e Veriut, e cila ka në funksionon një rrjet intranet i cili nuk ndërlidhet me internetin botëror por vetëm me disa uebfaqe të aprovuara dhe media shtetërore, ka filluar zhvillimin e sistemit operativ 1 dekadë më parë.

Versioni më i fundit, i zhvilluar në 2013-tën, është i bazuar në një version Linux quajtur Fedora duke adoptuar njëkohësisht ndërfaqen dhe ndjesinë që të ofron Apple OS X. Kjo mbase për vetë faktin se shpesh kemi vënë re Kim Jong të fotografuar pranë disa kompjuterave Mac.

Por në brendësi ka shumë origjinalitet përfshi edhe versionin unik të enkriptimit të të dhënave. “Ky është një sistem operativ ku shteti ka në kontroll të gjithë kodin pothuajse,” u shpreh Grunow.

Kjo për arsye se Koreja e Veriut dëshiron të shmangë çdo kod tjetër kompromentues të agjensive të inteligjencës. “Ata duan një sistem operativ të pavaruar sepse kanë frikë nga backdoor-ët përmes të cilëve të huajt mund ti përgjojnë,” vijoi më tej Grunow.

Hulumtuesit thanë se e kishin të pamundur të mësonin se sa kompjutera funksionojnë aktualisht me këtë sistem operativ.

Ndërsa numri i kompjuterave privat po shtohet në Korenë e Veriut, vizitorët në këtë shtet thonë se një pjesë e madhe e tyre funksionojnë akoma me Windows XP.

I pamundur të kompromentohet

Të vësh dorë mbi këtë sistem operativ është pothuajse e pamundur. Nëse një përdorues përpiqet të ndryshojë funksionalitete bazë, si çaktvizimi i antivirusit ose firewall-it, kompjuteri do të shfaqë një mesazh gabimi ose do të rindizet.

Red Star OS gjithashtu ka adresuar një problem kërcënues për regjimin: eleminimin e shkëmbimit në rritje të përmbajtjeve të huaja si filma, muzikë apo shkrime.

Përmbajtjet “ilegale” zakonisht janë transferuar nga një individ tek tjetri përmes çelësave USB ose kartave microSD, duke e bërë të vështirë gjurmimin e origjinës nga qeveria.

Sistemi operativ tani vendos një etiketë në çdo skedar që gjendet në kompjuter apo paisje të lidhura me të si USB. Kjo do të thotë se çdo skedar ose e dhënë mund të gjurmohet gjer në origjinë.

“Pa më të voglin dyshim kjo është cënim total i privatësisë,” tha Grunnow. “Jo vetëm që realizohet në mënyrë krejtësisht të fshehtë por prek edhe të dhënat që nuk i keni hapur kurrë më parë.”

Të tilla përpjekje, citoi Nat Kretchun, një autoritet për shpërndarjen e mediave të huaja në shtetin e izoluar, reflekton nevojën e Koresë së Veriut për të shtuar mbikëqyrjen dhe proçedurave të sigurisë si kundërpërgjigje ndaj teknologjive të reja dhe burimeve të informacionit.”

Vlen të citohet se brenda sistemit operativ nuk ekzistojnë aftësi të një sulmi kibernetik për të cilat është akuzuar Koreja e Veriut.

Ky shtet është nuk është i vetmi me përpjekjet për të zhvilluar një sistem operativ vetjak. Kuba ka National Nova, ndërsa Kina dhe Rusia gjithashtu janë përpjekur të ndërtojnë produktet e tyre. (PCWorld Albanian)

Sistemi operativ i Koresë së Veriut është një shëmbëlltyrë e realitetit politik të vendit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)