Linux për fillestarët: Sistemet operative më të mira

Publikuar më: 26-10-2015

linux-logo-cup-100480308-largeAngazhimi juaj me Linux-in fillon me përzgjedhjen e një sistemi operativ Linux. Sistemet në fjalë janë ndërtuar nga softuerëve të burimeve të ndryshme me kod të hapur. E thënë ndryshe kemi të bëjmë me një projekt i cili gurmbullon të gjitha këto softuerë për të ndërtuar një sistem operativ të vërtetë.

Instalimi i këtyre sistemeve operative është një proçedurë e lehtë. Thjeshtu duhet të kopjoni skedarët e saj në një usb dhe të rifilloni kompjuterin tuaj. Nuk është e nevojshme të merret asnjë masë tjetër.

Ubuntu për tja filluar nga e para

Aktualisht Ubuntu mund të jetë një nga sistemet operative Linux më të njohur njëkohësisht edhe më të rekomanduarat për përdoruesit e rinj. Ky sistem operativ ofron një metodologji shumë të lehtë instalimi. Ndërfaqja është shumë miqësore pavarësisht se ndryshon nga një desktop tradicional.

Ideologjikisht, Ubuntu nuk e mbështet fuqishëm kauzën e softuerit të lirë siç disa projekte të tjera Linux. Në Ubuntu gjatë instalimit lehtësisht mund të instaloni edhe softuerë të patentuar si Adobe Flash dhe një varietet kodeksesh. Pas instalimit do të vëreni një aplikacion të shfaqet në ekran: “Additional Drivers”. Ky aplikacion tregon se cilët driver-a të harduerit me kod të mbyllur janë të nevojshëm për mirëfunksionimin e sistemit operativ madje ju lejon ti instaloni.ubuntu-100596103-large

Në disa projekte të tjera Linux shkarkimi i këtyre softuerëve shtesë është një torturë e vërtetë.

Ubuntu aplikon një term shumë të rëndësishëm për disa nga versionet e saj të sistemit operativ. Long Term Service (LTS) është mbështetja që ofron Caonical ndaj versioneve të sistemit operativ të këtij lloji me përditësime sigurie për 5 vitet e ardhshme.

Versionet LTS të Ubuntu janë të privilegjuara me mbështetje ndaj harduerëve të rinj dhe përditësime të rëndësishme të softuerit. Prandaj e instaloni Linux-in njëherë dhe e përdorni për vite të tëra pa qenë nevoja për të kaluar në një version të ri për që qëndruar të azhornuar. Fedora është një kundër shembull i qartë i kësaj, versionet e të cilit duhet ti instaloni vazhdimisht ose përditësimi i softuerëve dhe mbështetja do të mungojë.

Linux Mint është shumë popullor

Nuk ka dyshim në popullaritetin e Linux Mint. Ky sistem operativ është i bazuar në Ubuntu. Kjo do të thotë se do përfitoni të gjithë atë që ofron Ubuntu por si një projekt më vehte.

Linux Mint ngjason më shumë me një desktop tradicional. Ky projekt i është përkushtuar përmirësimit të eksperiencave me desktopët e ditëve të sotme. Përdoruesit që vinë nga Windows do të ndihen më të familjarizuar me Linux Mint. linux-mint-cinnamon-100596101-large

Dallimi mes Linux Mint dhe Ubuntu është se ky i fundit po punon në disa formate të reja të softuerit duke rishkruar terërisht ndërfaqen Unity të desktop-it. Qëllimi është ndërtimi i një baze për konvergjencën e ardhshme mes telefonëve dhe kompjuterave.

Lubuntu mban të gjallë kompjuterat e vjetër

Po nëse keni një kompjuter të vjetër me pak memorje RAM dhe proçesor të ngadaltë? Desktopi i Ubuntu do të vuante në këto kushte dhe kompjuterat me parametra të ulët kanë nevojë për diçka më të lehtë.

Lubuntu është përgjigja e duhur. Është një sistem operativ i cili trashëgon tërë bazën e Ubuntu por me një ndërfaqe desktop tjetër nga Ubuntu.

Sipas Projektit në fjalë, sistemi operativ Lubuntu do të funksionojë perfekt edhe në kompjuterat me 512 MB RAM. E megjithatë, 1 GB do të ishin esenciale sidomos kur vizitoni uebfaqe moderne nga shfletuesi.lubuntu-100596102-large

Po Fedora, Debian, Arch?

Padyshim që ka projekte të tjera të ngjashme pafund. Mund të përmendim Fedora-n. Një sistem operativ mjaft popullor dhe fantastik. Ndryshe nga projektet e tjera Linux Fedora nuk i përshtat softuerët.

Fedora është mbase ajo që gjithë bota Linux ka nevojë. Në të testohen teknologjitë më të fundit të aplikueshme në ekosistemet Linux. Duhet të keni parasysh një gjë që softuerët, driverat e patentuar dhe kodeksët multimediale nuk janë të mbështetura në Fedora dhe u duhet ti shkarkoni nga palë të treta.

Debian gjithashtu është një projekt linux shumë solid. Pothuajse çdo risi që mbërrin në Ubuntu origjinën e ka nga Debian. Ky sistem operativ “urren” softuerët e patentuar dhe nuk ofron aspak lehtësi për instalimin e tyre përfshi këtu edhe driver-at.

Arch Linux është dedikuar përdoruesve me eksperiencë të sistemeve operativ Linux. Është ambjenti përfekt për ata që duan të hyjnë në detaje. (PCWorld Albanian)

Linux për fillestarët: Sistemet operative më të mira
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)