Sistemet Linux po bëhen shënjestër e sulmeve të një grup Rus i spiunazhit kibernetik

Publikuar më: 16-02-2016

id-2956907-matrix-434036-100606417-largeNjë grup spiunazhi kibernetik me origjinë nga Rusia njohur si Pawn Storm po infekton sistemet kompjuterike Linux përmes një trojani të thjeshtë i cili nuk kërkon privilegje të larta.

Ky grup hakerash është aktivë që nga 2007-ta dhe përgjatë viteve kanë sulmuar kryesisht organizatat qeveritare të sigurisë dhe ushtrisë në vendet anëtare të NATO-s. Pawn Storm njihet mjaft mirë për shfrytëzimin e eksploiteve “zero day” dhe përdorimin e një programi Windows quajtur Sednit për të përgjuar viktimat e tyre.

Trojani, për të cilin u fol në krye të artikullit, quhet Fysbis sipas hulumtuesve të sigurisë në Palo Alto. Është dizenjuar për të vjedhur të dhëna dhe karakterizohet nga një arkitekturë modulare çka lejon hakerat të zgjerojnë funksionalitet e tij.

Gjurmimi i maluerëve në Linux, ndryshe nga Windows, është një eksperiencë e vështirë kjo për shkak të ekspertizës të lartë që kërkon. Një pjesë e madhe e organizatave sot përqendrojnë gjithë aktivitetin e tyre në mbrojtjen e sistemeve Windows. (PCWorld Albanian)

Sistemet Linux po bëhen shënjestër e sulmeve të një grup Rus i spiunazhit kibernetik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)