Sistemet kompjuterike me gjeneratat e reja të proçesorëve do të funksionojnë vetëm me Windows 10

Publikuar më: 17-01-2016

hp-elitebook-folio-windows-10Konsumatorët e biznesit së shpejti do të ballafaqohen me një zgjidhje të vështirë dhe shkak për këtë është Microsoft. Historikisht kjo kategori konsumatorët ka rezultuar më konservatorët kur bëhet fjalë për përditësimet e sistemeve operative.

Por pas 2017-tës kjo do të ndryshojë me ose pahir. Microsoft po ndryshon politikat e përditësimeve dhe mbështetjes që ofron për harduerët e vjetër. Vetëm një listë specifike sistemesh së shpejti do të marrin përditësime dhe mbështetje.

Windows 7 “skadon” më 14 Janar 2020 ndërsa Windows 8.1 me 10 Janar 2023. “Windows 10-ta do të jetë sistemi i vetëm operativ që do të mbështetet për gjeneratat e reja të proçesorëve “Kaby Lake” të Intel, “8996” të Qualcomm dhe “Bristot Ridge” të AMD.

Ajo që do të thotë kjo politikë e re është se në një kompjuter me këtë harduer ose listë proçesorësh, Windows XP, Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1 nuk do të funksionojë. Për konsumatorët e biznesit të cilët duan të implementojnë harduerë të rinj bazuar në proçesorët të arkitekturët Skylake, Microsoft do të publikojë një listë specifike të proçesorëve që do të mbështetin Windows 8 dhe Windows 8.1.

Kjo lloj mbështetjeje do të vijojë gjer më 17 Korrik 2017, pikërisht atëherë kur pritet që konsumatorët e biznesit të kalojnë në Windows 10. (PCWorld Albanian)

Sistemet kompjuterike me gjeneratat e reja të proçesorëve do të funksionojnë vetëm me Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)