Sistemi operativ misterioz i Google, Fuchsia, shfaqet publikisht

Publikuar më: 06-09-2016

4249731778_c071fcb365_o-100680634-largeAshtu siç u lajmëruam ditë më parë, Google po zhvillon një sistem operativ të ri quajtur Fuchsia. As kompania e as zhvilluesit nuk kanë shpjeguar qëllimin e sistemit operativ por ditën e sotme kodi i tij u publikua në GitHub dhe faqen bazë të Google.

Ky sistem operativ është i bazuar në Magenta, një kombin mikrokernelash dhe një set shërbimesh dhe driverash të harduerit. Duke ditur se Google fshihet pas tij, shfrytëzimi i Magenta është një lëvizje madhore duke pasur parasysh se Android dhe Chrome OS bazohen në Linux. Edhe pse kodi i tij është i disponueshëm për të gjithë, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Google apo zhvilluesit individual për arsyen që fshihet pas sistemit operativ.

Por ndërsa askush nuk ka komentuar akoma Brian Swetland i Google zgjodhi të thyente heshtjen duke shpjeguar projektin në kanalin IRC. Ai tha se vendimi për publikimin e kodit bazë ishte që sistemi operativ të zhvillohej nga të gjithë.

Zhvilluesit raportojnë se ky sistem operativ po funksionon shumë mirë me procesorët Broadwell dhe Skylake në Acer Switch Alpha 12 ndërsa në të ardhmen do të mbështetë edhe Raspberry Pi 3.

Fuchsia është një projekt jashtzakonisht interesant e megjithatë spekulimet se Google është pranë zëvendësimit të Android dhe Chrome OS me sistemin operativ në fjalë do të ishin të pabaza. Edhe nëse kemi të bëjmë me një projekt afatgjatë, do të duheshin të paktën 3-5 vite përpara debutimit zyrtar. (PCWorld Albanian)

Sistemi operativ misterioz i Google, Fuchsia, shfaqet publikisht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)