Sirin Labs prezantoi Solarin, telefonin 13,800 dollarësh me fokus të veçantë tek privatësia

Publikuar më: 31-05-2016

SOLARIN-Flat-Front-with-UI-and-NotificationStartupi Izraeli Sirin Labs gjatë një evenimenti në Londër ditën e sotme prezantoi zyrtarisht telefonin inteligjent Android të rangut të lartë duke u dhënë fund spekulimeve prej vitesh lidhur me atë që po “kurdiste” kompania në heshtje.

Sirin Labs është themeluar në 2013-tën nga sipërmarrësi me origjinë kazake Kenges Rakishev, sipërmarrësi izraelit Moshe Hogeg dhe Tal Cohen, një ish këshilltar i McKinsey. Misioni? Të krijonin Rolls Royce e telefonëve inteligjent, një produkt i cili kombinon më të mirën e privatësisë, performancës dhe cilësisë së ndërtimit. Përgjatë dy viteve të fundit kompania kishte përfituar investime që kapnin vlerën e 97 milion dollarëve.

Telefoni quajtur Solarin premton teknologji të avancuara të privatësisë aktualisht të padisponueshme përtej agjensive të sigurisë dhe falë bashkëpunimit me Koolspan telefoni ka të integruar enkriptimin 256bit AES.SOLARIN-Duo-with-Forcefield

Solarin fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragron 810 me mbështetje për 24 banda LTE dhe konektivitet superior Wi-Fi. Gjithashtu ka një kamër të pasme 23.8 mgapiksel dhe ekran 5.5 inç IPS me rezolucion 2K.Side-Fire-Black-Carbon-Titanium

Duhet të citojmë se ky telefon nuk do të jetë i disponueshëm për masat dhe çmimi 13,800 dollarësh e vërteton më së miri këtë. Solarin del në shitje më 1 Qershor por nuk është hera e parë e një precedenti të tillë.

Në 2012-tën marka e telefonëve luksoz Vertu prodhuar nga Nokia u shua. Një nga telefonët më të shtrenjtë të kompanisë ishte Signature Cobra me çmim 310,000 dollar. (PCWorld Albanian)

Sirin Labs prezantoi Solarin, telefonin 13,800 dollarësh me fokus të veçantë tek privatësia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)