Siri: Nokia Lumia 900 më i mirë iPhone

Publikuar më: 13-05-2012
Share

 Ju do të mendonit që ndihmësi virutal Siri e di se kush i paguan faturat e tij. Siç duket jo, pasi që kur pyetet se cili është smartphone më i mirë i prodhuar ndonjëherë Siri përgjigjet që ky epitet i takon Lumia 900 të Nokias.

Çfarë e bëri këtë lajthitje? Siri përdor Wolfram Alpha, që iu përgjigjet pyetjeve duke u bazuar në të dhënat e mirëmbajtura nga hulumtuesit e ndërmarrjes. Kur bëhet fjalë për smartphone, dikush në këtë ndërmarrje mbase mund të jetë duke dremitur. Vlerësimi aq i lartë për Lumia 900 është i bazuar në pesë vëzhgimet e fundit të bëra për pajisjen, të cilat e vlerësojnë telefonin me pesë yje.

Lista nga Wolfram për vëzhgimet për smartphone është mjaft e çuditshme pasi që: tableti TouchPad i HP-së vjen në vendin e tretë (i cili nuk është telefon fare) pas LG 500G. Lumia 710 i Nokias, i merr lëvdatat më të shumta, e po ashtu edhe Illusion dhe Focus S të Samsung.

Nëse ia bëjmë një pyetje tjetër Sirit si: Cili është tableti më i mirë ndonjëherë? dhe përgjigja do të jetë iPad i Apple është më i miri. (PC World Albanian)

Share
Siri: Nokia Lumia 900 më i mirë iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>