Sigurisht që jo! Windows 10 nuk do të jetë falas për versionet e piratuara

Publikuar më: 16-05-2015

7377925440_6bd29493a6_h-100585501-large

Ekzekutivët e Microsoft deklaruan ditën e premte se kompania nuk do të ofrojë Windows 10 falas për ata përdorues të cilët nuk zotërojnë një softuer të liçensuar të Microsoft. Për këtë gjë është folur dhe më parë por ky lajm zyrtar nga kompania i hedh poshtë të gjitha dyshimet. Terry Myerson, zëvëndës presidenti ekzekutiv i sistemeve operative të Windows, shkroi ditën e premte se kompania ka përgatitur disa oferta tepër tërheqëse për ata që duan të transferohen nga një sistem i vjetër apo i paliçensuar në sistemin operativ Windows 10.

Nëse Windows zbulon se softueri i përdorur në një kompjuter nuk është legjitim, atëherë përdoruesi do të njoftohet për këtë gjë dhe do ti sugjerohet shkarkimi i një versioni origjinal dhe jo të piratuar. Versionet jo zyrtare të Windows shfaqin një rrezik të lartë malueri, mashtrimi, vjedhje informacionesh, aksesim të paautorizuar, një performancë të dobët dhe shpejtësi të ulët. Duket se ky lajm zyrtar i jep fund një drame që ka filluar që në muajin Mars kur media prestigjoze Reuters publikoi një artikull sipas të cilit Microsoft do të ofronte falas Windows 10 dhe për versionet e piratuara. (PC World Albanian)

Sigurisht që jo! Windows 10 nuk do të jetë falas për versionet e piratuara
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)