Siguria, WhatsApp dhe Skype do të trajtohen njëlloj si telekomët njoftoi Komisioni Europian

Publikuar më: 10-09-2016

whatsapp-android-e1441334577402-930x704Bashkimi Europian bëri të ditur se do të aplikojë disa rregulla sigurie aktualisht të vlefshme vetëm për operatorët e telekomunikacionit në disa shërbime ueb si WhatsApp, Skype dhe Apple FaceTime.

Krahu ekzekutiv i Unionit, Komisioni Europian, do të implementojë një reformë, e cila aplikohet prej 15 vitesh tek operatorët e telekomunikacionit, që nga java e ardhshme dhe do të prekë shërbimet e thirrjeve me zë dhe mesazhet me tekst përmes internetit.

Vodafone, Orange dhe Deutsche Telekom vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mos aplikimin e të njëjtën rregullore për të njëjtin shërbim që ofrojnë edhe Google, Microsoft dhe Facebook.

Drafti i ri parashikon rritje të sigurisë dhe integritetit të shërbimeve duke raportuar thyerjet e sigurisë, planet kontigjente dhe strategjitë në vazhdimësi tek autoritetet. Megjithatë disa obligime do të jenë më të lehta për shërbime të ngjashme si WhatsApp të cilët nuk kanë kontroll mbi rrjetin e transmetimit të shërbimit të tyre.

Sipas rregullave të reja, shërbime të cilat shfrytëzojnë një numër telefonik si Skype Out apo Viber Out, duhet të ofrojnë thirrje emergjente. (PCWorld Albanian)

Siguria, WhatsApp dhe Skype do të trajtohen njëlloj si telekomët njoftoi Komisioni Europian
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)