Siguria në Android: 0.15 % e aplikacioneve në Google Play ishin maluer në 2015-tën

Publikuar më: 19-04-2016

android_logo-930x488Google publikoi ditën e sotme raportin vjetor të sigurisë së Android, informacioni i të cilit tregon sesi shërbimet, partnerët dhe komuniteti i sigurisë ka reaguar ndaj problemeve të sigurisë së komunitetit Android vitin e kaluar.

Ky raport zbuoi një statistikë mjaft interesante: 0.15 % të instalimeve të aplikacioneve nga Google Play rezultuan maluerë në 2015-tën. Kjo shifër ka ngelur e pandryshuar dhe e njëjtë me 2014-tën.

Pjesa më e madhe e telefonëve dhe tabletëve Android shiten së bashku me Google Play, dhe si rezultat është dyqani kryesor i aplikacioneve prej ku përdoruesit instalojnë aplikacionet. Megjithatë ka paisje, si Amazon Kindle, dhe tregje, si ai Kinez, ku Google Play nuk është dyqani kryesor i aplikacioneve e madje mund të mos jetë i disponueshëm e fare. Pikërisht nga këto dy raste burojnë edhe aplikacionet e dëmshme. Megjithatë Google ndjen përgjegjësi edhe për mbrojtjen e këtyre përdoruesve.

Gjigandi i motorit të kërkimit u shpreh se ka përmirësuar me 50 % shërbimin e saj të verifikimit të aplikacioneve, program i cili mbron përdoruesit nga aplikacionet e dëmshme kur drejtohen në burime të tjera përveç Google Play.

Google gjeti rastin të ndante edhe disa detaje të vitit të kaluar duke bërë të ditur se kishte mbrojtur përdoruesit duke kontrolluar mbi 6 miliard aplikacione të instaluara çdo ditë dhe skanuar mbi 400 milion paisje. Kompania pretendon se është rritur siguria nga aplikacionet e dëmshme në Google Play me 40 % krahasuar me 2014-tën.

Muajt e fundit është vënë re një angazhim më i thellë i Google në drejtim të përmirësimit të sigurisë së Android. Jo vetëm që solli funksionalitete të reja të sigurisë në Marshmallow por inkurajoi prodhuesit e telefonëve me fushatën e përditësimeve mujore të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Siguria në Android: 0.15 % e aplikacioneve në Google Play ishin maluer në 2015-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)