Si teknologjia ka krijuar më shumë vende të reja pune se sa ka mbyllur?

Publikuar më: 20-08-2015

a95c6a44-497d-4e7e-a6dc-f3f3005637db-2060x1236Teknologjia është bërë sot pjesë e të përditshmes sonë, duke filluar që nga pajisjet e komunikimit që ne përdorim e deri tek sistemet inteligjente të instaluar në shtëpitë tona apo në pikat e shitjeve. Ajo ka gjetur një përdorim të gjerë dhe në sektorin e shërbimeve apo industritë e ndryshme që operojnë sot. Disa njerëz jo pa të drejtë shprehen se teknologjia ka nxjerrë humanët jashtë loje. Beteja midis njeriut dhe makinerive të teknologjisë së lartë sa vjen e po shtohet. Po a mendoni vërtet se teknologjia po zhvillohet për të nxjerrë jashtë loje njerëzit? Apo e shihni atë si përmirsuese të jetës sonë?

Ekonomistët dhe analistët e kompanisë së konsulencës Deloitte kanë zhvilluar një studim me të dhëna që nga vitet 1800, rezultatet e të cilit na bëjnë ta shohim me një sy tjetër marrëdhënien human-teknologji. Ky studim hedh poshtë idenë se teknologjia është duke pakësuar çdo ditë e më shumë vendet e punës për njerëzit. Në vend të ‘shkatërrimit’’ të vendeve të punës, teknologjia po bën të kundërtën. Ajo po shërben si një burim vendesh të reja pune.

8b10c4e6-c6ad-4185-b4af-d211afd07b86-2060x1236Sipas rezultateve të studimit, teknologjia ka bërë të mundur rritjen e shpenzimeve, në këtë mënyrë është shtuar dhe numri i bareve, floktoreve etj. E thënë ndryshe teknologjia ka krijuar kërkesa të reja dhe si pasojë e kësaj vende të reja pune. Në fakt është hapur një debat i madh për shkak të aftësive ‘shkatërruese’ të vendeve të punës nga teknologjia. Kjo për shkak se efektet e shkurtimit të punës janë më të dukshme se sa mundësitë e reja që teknologjia ofron. Tanimë ka ardhur koha të shohim përtej kësaj dhe ta shohim teknologjinë si një faktor për rritjen e vendeve të punës. Kohët e fundit makineritë e ndryshme kanë marrë përsipër detyra të përsëritura dhe më të rënda për njerëzit, sidomos në bujqësi dhe industri. Por kjo nuk do të thotë që punëtorët janë nxjerrë jashtë loje. Çdo makineri ka nevojë e dikujt të specializuar në mënyrë që të funksionojë ashtu siç duhet.

Teknologjia ka mbyllur vendet e punës të rënda e të rrezikshme 

Është e vërtetë që në disa sektorë të caktuar, teknologjia ka ndikuar në mbylljen e vendeve të punës. Por përsë të rrezikohet jeta e punonjësve në punë të rënda e të rrezikshme kur farë mirë një makineri mund ta bëjë atë gjë. Implementimi i teknologjisë redukton nevojën e forcës fizike të njeriut në punë dhe në të njëjtën kohë rrit produktivitetin. Në Mbretërinë e Bashkuar, është vënë re një ulje e numrit të punonjësve në sektorin e agrikulturës. Në vitin 1871, 6.6% e forcës punëtore në këtë vend ishte e klasifikuar si punëtorë në bujqësi ndërkohë që sot kjo shifër ka rënë në 0.2%.891f899d-ae3d-4769-9436-f315875f9806-620x394

Të dhënat e këtij studimi na japin informacion dhe për një sektor pothuajse të harruar, sektori i larjes së rrobave apo ndryshe i pastrimit kimik. Në vitin 1901 në Mbretërinë e Bashkuar me një popullsi prej 32.5 milion banorësh, 200.000 prej tyre ishin të punësuar në pastrim dhe larje rrobash. Ndërsa sot nga një popullsi prej 56.1 milion banorësh, vetëm 35.000 punojnë në këtë sektor. Kjo ka ardhur si pasojë e evoluimit të makinave larëse.

883a4036-5d9a-42f4-abe1-962fba0ad565-620x374

Vendet e punës të kujdesit janë rritur

Raporti citon një ndryshim të thellë përsa i përket konceptit të punës fizike dhe shëndrrimin e saj në një burim kujdesi, edukimi dhe ofrimi shërbimesh ndaj njeriut. Në dy dekadat e fundit është vënë re një rritje me 909% e vendeve të punës në spitale, në rolin e infermiereve apo asistenteve.

7a57950a-a68a-4fac-88b7-7c6a35b0ff15-620x375Gjithashtu që nga viti 1992 është vënë re një rritje me 580% në vendet e punës të të mësuarit dhe edukimit, 183% rritje në sektorët e strehimit, mirëqënies dhe 168% rritje përsa i përket vendeve të punës në sektorin e kujdesit ndaj shtëpisë. Por ndërkohë studimi ka treguar se vendet e punës si sekretare janë ulur me 50%. 

Teknologjia ka rritur vendet e punës në sektorët që kërkojnë njohuri intensive

Në disa sektorë të tjerë si mjekësia, edukimi dhe shërbimet profesionale teknologjia ka sjellë rritje të produktivitetit por dhe rritje të vendeve të punës. Aksesi i thjeshtësuar i informacionit dhe ritmi i përshpejtimit të komunikimit kanë shkaktuar një revolucion në industritë që kërkojnë njohuri specifike.

Por në të njëjtën kohë dhe të ardhurat në rritje kanë rritur kërkesën për shërbime sa më profesionale. Sipas censusit të vitit 1871, në Angli dhe Wells ekzistonin 9.832 kontabilistë. Kjo shifër në vitet e fundit ka arritur në plot 215.678 të tillë.

Teknologjia ka rritur konsumin në nivelet e luksit

Zhvillimi i teknologjisë ka ulur çmimet e produkteve të domosdoshme të tilla si ushqimi apo pajisjet e konsumit. Çmimi i makinave në 25 vitet e fundit afërsisht është përgjysmuar. Kjo sjell një tepricë parash që mund të shpenzohen për argëtim apo kohë të lirë. Duke e parë nga ky këndvështrim duket se teknologjia dhe këtu ka ndikuar pozitivisht duke hapur vende të reja pune në ambjente argëtuese dhe relaksuese. Nga viti 1951, numri i të punësuarve në bare e restorante u katërfishua.f61d7fe1-0f8a-40f1-a1df-5090a742452f-620x386…mbeten para për kujdesin ndaj vetes

Duke marrë parasysh faktin se stoku i punës në ekonomi nuk është fiks, raporti citon një rritje të shpenzimeve për kujdesin ndaj vetes dhe si pasojë dhe rritjen e vendeve të punës në këtë sektor. Konkretisht profesioni më i përhapur është ai i floktoreve. be4bfa8c-15ab-487f-8c73-8e2a075094db-620x420Në vitin 1871 ekzistonte vetëm 1 floktore për 1.793 qytetarë ndërsa sot raporti është në nivelet 1 me 287. (PC World Albanian)

Si teknologjia ka krijuar më shumë vende të reja pune se sa ka mbyllur?
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)