Si të përdorni Google Maps në Android pa internet

Publikuar më: 13-07-2012
Si të përdorni Google Maps në Android pa internet

Duke ndjerë nevojën e hartave për t’i shikuar edhe offline, Google në versionin e fundit të hartave të veta për Android paraqiti mundësinë e shkarkimit të hartatve në mënyrë që përdoruesve t'u lejohet shfletimi offline i tyre nga çdokund në botë pa pasur nevojë për lidhje në internet, Wi-Fi, ose qasje 3G.

Google Maps tani ju mundëson të shkarkoni harta të zonave të mëdha (si Londra, Parisi, ose qyteti i Nju Jorkut) me qasjen tuaj në internet para se t’ju qaseni atyre zonave.

Sapo t’i keni shkarkuar hartat, ato do të ruhen në telefonin tuaj dhe ju mund t’i shihni këto harta offline kur ju nevojiten. Që tani, Google Maps ofron përkrahje për 150 shtete.

Si t’i shkarkoni këto harta për t’i shikuar offline?

Google Maps për Android jua mundëson që të shkarkoni me rreze deri në 10 milje të zonës që e zgjidhni. Ju mund të zgjidhni një zonë të shumëfishtë dhe të shkarkoni hartat, eventualisht të shkarkoni hartën e tërë qytetit.

Ja se çfarë mund të bëni.

1. Për të filluar, shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit për Android të Google Maps nga tregu i Android.

2. Vetëm vizitoni vendin që dëshironi dhe zgjidhni opsionin “Make available offline” nga menyja.

3. Sapo të klikoni në opsionin “Make available”, ju do të shihni një formë të drejtkëndëshit mbi hartë, lëvizeni drejtkëndëshin tek vendi që dëshironi ta ruani dhe ta përdorni më vonë offline.

4. Google Maps do të ofrojnë një madhësi të caktuar të skedarit të cilin dëshironi ta shkarkoni.

5. Nëse keni madhësi të mjaftueshme në telefonin tuaj që e përdor sistemin operativ Android, ju pastaj mund të pranoni dhe shkarkimi i hartës do të fillojë.

6. Google Maps do të shkarkojë të dhëna të zonës me rreze prej 10 miljesh (rreth 16 kilometra) në telefon. Pasi të kryhet shkarkimi, aplikacioni do t’jua paraqes zonën që është shkarkuar në pajisjen tuaj.

Në mënyrë të ngjashme, ju mund të zgjidhni një numër të zonave dhe të shkarkoni hartën. Kjo nënkupton që ju lehtësisht mund të shkarkoni hartën e një qyteti të tërë, në pak minuta, për ta parë offline. Shijojeni. (PCWorld Albanian)

Si të përdorni Google Maps në Android pa internet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)