Si arriti AMD të ndërtonte atë që mund të jetë ndër procesorët më të mirë të dekadës

Publikuar më: 30-08-2016

DSCN9910-930x698Katër vite më parë Advanced Micro Devices ktheu të gjithë vëmendjen nga bordi drejtues. Me ardhjen në pushtet të Lisa Su dhe me premtimin për të realizuar diçka të madhe, një ekip i vogël përbërë nga disa dizajner procesorësh filluan të elaboronin mundësi të ndryshme për të rritur fuqinë procesorike pa pasur të njëjtin efekt mbi konsumin e energjisë.

Ata erdhën me një alternativë të quajtur Zen, bërthama më e re procesorike e cila mund të rezultojë ndër inovacionet më të spikatura të dekadës në këtë industri. Këto procesorë akoma nuk kanë goditur tregjet komerciale dhe duke pasur në konsideratë fatin e keq të AMD-së përgjatë viteve konkurrencë me Intel, kompania do të mendohet dyherë përpara se të ofrojë diçka konkrete.

Analistët besojnë se AMD mund të ketë krijuar një nga procesorët me kompetitiv ndër vite dhe ka konfirmuar lançimin në fund të 2016-tës. Gjatë konferencës Hot Chips mbajtur të Marten e javës së kaluar në Kaliforni, shefi i dizajnit të Zen, Michael Clark ofroi detajet e para.

Shefja ekzekutive Lisa Su tha se performanca e Zen lehtësisht mund të matet me potencialin e procesorëve më të fuqishëm në treg të Intel bazuar në arkitekturën Broadwell-E. Gjatë një testimi, ata treguan se procesorët Zen janë të aftë të përballen dhëmb-më-dhëmb me procesorët Intel të arkitekturës Broadwell. Puna e qindra inxhinierëve së shpejti do të zërë vend në laptopët e hollë, kompjuterat e performancës së lartë dhe qendrat e të dhënave. Por është gjithashtu një ndryshim kursi për AMD për tu fokusuar pikërisht në atë që kompania di më së miri ta bëjë.

Procesorët e parë bazuar në bërthamat Zen do të janë: Modeli Summit Ridge me 8 bërthama me 16 procese dhe modeli Naples me 32 bërthama dhe 64 procese. I pari do të debutojë në fund të 2016-tës ndërsa i dyti në javët e para të 2017-tës ndjekur nga një procesor mobil në gjysmën e dytë të 2017-tës. Megjithatë kjo do ti japë kohë mjaftueshëm Intel-it për tu kundërpërgjigjur.

Intel sot zyrtarisht zbuloi në detaje gjeneratën e 7-të të procesorëve të cilët do të jenë në zemër të produkteve të vitit të ardhshëm. Kompania në fjalë gjithashtu po punon në procesorët Xeon Phi të cilët do të debutojnë në 2017-tën. Intel zotëron një avantazh të qartë ndaj AMD falë ritmit më të lartë të adoptimit të arkitekturave të reja. Por AMD ngelet optimist.

GlobalFoundries do të prodhojnë procesorin e arkitekturës 14 nanometër FinFet, pika e fortë e të cilit është efikasiteti dhe sigurisht përformanca e rritur. Natyrisht kjo do e ndihmojë së shumti AMD-në ku ekzekutivët e kompanisë thonë se Summit Ridge sjell një përmirësim me 40% në instruksione për sekond. E thënë ndryshe një procesor Zen 3 Ghz është 1.4 herë më i shpejtë sesa paraardhësi me të njëjtën frekuencë, Excavator.

Sektorët e përmirësuar me procesorin Zen konsistojnë në një hierarki të re të depos së memorjes, një parashikim rrënje të përmirësuar dhe multiproceset. Ka qenë pikërisht kapërcimi i këtyre sfidave që ka ndihmuar AMD-në të ndërtojë një procesor i cili mund të përpunojë të dhënat më shpejtë se çdo procesor i prodhuar nga kompania gjer më sot. (PCWorld Albanian)

Si arriti AMD të ndërtonte atë që mund të jetë ndër procesorët më të mirë të dekadës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)