Si gjeneron Apple iPhone më shumë të ardhura se të gjithë smartfonët e tjerë së bashku?

Publikuar më: 12-10-2015

apple-iphone-summ_3452631bApple zotëron 90 % të fitimit në industrinë mobile ndërsa pjesa tjetër i takon kompanisë koreane Samsung.

Përkushtimi i kompanisë amerikane ndaj produkteve të rangut të lartë me çmime të larta ka rezultuar në një dominim të pashoq duke lënë terësisht në hije Samsung, LG, Sony dhe Microsoft.

Sipas të dhënave që vinë nga Bloomberg, produktet mobile të Apple dhe Samsung përbëjnë 1/3 e të gjitha produkteve mobile të disponueshme globalisht njëkohësisht duke dominuar edhe fitimet e kësaj industrie.

Por viteve të fundit edhe Samsung po vuan ndërsa përballet me presionin në rritje që vjen nga prodhuesit kinez si Xiaomi.

Në muajin Korrik Samsung raportoi një rënie me 8 % të fitimit. Ky ishte tremujori i shtatë radhazi që rezulton me humbje për Samsung. Edhe HTC raportoi humbje 100 milion paund për tre mujorin e fundit i cili u mbyll më 30 Shtator.

Sa i përket Sony, shefi ekzekutiv Kazuo Hirai njoftoi se kompani e tij do të vazhdojë të mbajë të gjallë biznesin e telefonëve. Aktualisht kjo kompani zotëron vetëm 1 % të tregut në SHBA. Edhe LG po përballet me humbje duke shënuar një rënie të fitimeve me 45 % brenda 1 viti.

Microsoft gjithashtu dha sinjale të krize të këtij divizioni kur vendosi të fshinte një kapital prej 7.6 miliard dollar në divizionin mobil Nokia të cilin e bleu në 2013 për 9.5 miliard dollar. Kjo solli edhe mbylljen e 7800 vendeve të punës.

Që të gjithë këto prodhues që përmendëm më lartë ofrojnë një varitet produktesh nga ato me kosto të ulët gjer me tek modelet e rangut të lartë si LG G4, HTC One M9 dhe Galaxy S6.

Apple ka një qasje të kundërt. Mbërritja e iPhone 6S dhe 6S Plus largoi të vetmin produkt me kosto mesatare që kishte kompania, iPhone 5C. Rezultatet më të fundit financiare të Apple nxjerrin në pah një fitim prej 10.7 miliard dollar si dhe rezultate rekord shitjes. Vetëm 3 ditë nga debutimi Apple kishte shitur 13 milion njësi. (PCWorld Albanian)

Si gjeneron Apple iPhone më shumë të ardhura se të gjithë smartfonët e tjerë së bashku?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)