Më shumë se 11,000 robotë komunikimi jetojnë në Facebook Messenger

Publikuar më: 02-07-2016

facebookmessenger-100655988-largeRevolucioni i robotëve të komunikimit po vijon me ritme të shpejta tek Facebook. Pasi lançoi mbështetjen për robotët nga palët e treta gjatë muajit Prill, rrjeti social tha se aktualisht mbi 11,000 të tillë janë aktivë në Facebook.

Për të festuar, Facebook po sjell edhe disa funksionalitete të reja për robotët e komunikimit të cilat mund të aktivizohen nga vetë zhvilluesit. Problemi kryesor i tyre është një ndjesi prapambetjeje që të japin.

Shumë prej tyre u përgjigjen vetëm disa komandave të caktuara. Përshembull pasi provoni një komandë dhe nuk funksionon, roboti do të shfaqë një listë komandash që mund të përzgjidhni dhe vetëm atëherë do të ofrojë informacionin e duhur.

Në përpjekje për të lënë pas këtë defiçit, Facebook prezantoi një menu përmes të cilës përdoruesit do të kenë kurdoherë qasje në komandat kyçe të robotëve. Zhvilluesit do të mund të aktivizojnë deri në pesë opsione në këtë menu.

Më shumë robotë komunikimi pritet të vijnë ku plot 23,000 zhvilluesve janë regjistruar në Wit.ai, një startup i blerë nga Facebook vitin e kaluar i cili ofron një gjuhë për shkrimin e robotëve. (PCWorld Albanian)

Më shumë se 11,000 robotë komunikimi jetojnë në Facebook Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)