Lajmet

Shumë sajte duke përfshirë Twitter, Shopify dhe Spotify po përballen me ndërprerje të shërbimit

Oct 21 2016
0 Shpërndarje

image8Një numër sajtesh dhe shërbimesh të njohura janë të paarritshme për momentin për shumë përdorues, duke përfshirë Twitter, SoundCloud, Spotify dhe Shopify. Shkaku duket të jetë një ndërprerje e furnizuesit Dyn të DNS, si shkak i një sulmi DDoS, sipas një postimi në Hacker News.

Ne po ndjekim ndërprerjen dhe do të njoftojmë për çdo gjë të re, për sa kohë do të zgjasë, shkaqet dhe sajtet e prekura.

Sajte të tjera që po përjetojnë probleme janë Box, Boston Globe, New York Times, Github, Airbnb, Reddit, Freshbooks, Heroku, dhe Vox Media properties. Përdoruesit që po përdorin këto sajte mund të kenë më shumë ose më pak sukses duke u varur nga vendi ku ato janë, disa përdorues Evropian dhe Aziatik me sa duket nuk po i hasin këto probleme.

Dyn thotë se sulmi DDoS që po prek klientët e tij më shumë po ndikon në brigjet e SHBA-së Lindore, dhe veçanërisht klientët e Managed DNS. Inxhinierët po punojnë që të “lehtësojnë” problemin, sipas furnizuesit të DNS.

Lajmet e fundit>