Shtyhet përsëri afati i përgjigjes së Google nga akuzave të Komisionit Europian

Publikuar më: 03-10-2016

Gjigandit të motorit të kërkimit në pronësi të Alphabet, Google, i është dhënë një tjetër afat i cili përbën shtyrjen e katërt me radhë, në përgjigje ndaj akuzave të Komisionit Europian për shfrytëzim të pozitave dominuese të Android.

Komisioni gjatë muajit Prill tha se kërkesa e gjigandit Amerikan të teknologjisë për prodhuesit e telefonëve Android që të instalojnë Google Search dhe Chrome nëse duan dyqanin e aplikacioneve Play Store, dëmton konkurrencën dhe konsumatorët.

Afati i parë ishte data 27 Korrik dhe pas tre shtyrjesh u caktua data 20 Shtator. Tani afati i ri është data 31 Tetor për Android-in dhe 26 e 13 Tetor për reklamimin dhe sistemin e blerjeve respektivisht.

Në secilin prej rasteve Google ka kërkuar kohë për të analizuar dokumentet e çështjes. Komisioni Europian kishte analizuar arsyet duke pranuar kërkesën e Google për një tjetër shtyrje.

Nëse Google shpallet fajtor për çështjen Android, kompania rrezikon një gjobë 7.4 miliard dollarëshe. (PCWorld Albanian)

Shtyhet përsëri afati i përgjigjes së Google nga akuzave të Komisionit Europian
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)