Shtyhet për në muajin Mars akordimi i kodit telefonik të Kosovës

Publikuar më: 08-01-2016

20160108_180649Është shtyrë akordimi i kodit telefonik të Kosovës sepse Austria nuk kishte arritur të aplikonte me 15 Nëntor pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit në llogari të shtetit më të ri të Europës.

Pritej që kodi të hynte në fuqi që nga 16 Janar e këtij viti por që vonesa është shkaktuar nga regjistrimi i operatorit shtetëror të Telekom Srbija në Kosovë.

Megjithatë Kosova po pret që të marrë së shpejti kodin e saj telefonik, 8 vite që nga deklarimi i pavarësisë nga Serbia. Qeveria Kosovare tha se ditën e Marte Austria kishte aplikuar tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit për të kërkuar një kod telefonik për Kosovën duke qenë se kjo e fundit nuk mund të aplikojë sepse nuk është anëtar.

Pavarësia e Kosovës sot njihet nga mbi 100 shtete por akoma jo nga Serbia e aleati i saj i përjetshëm Rusia. Aktualisht thirrjet telefonike nga destinacionet e huaja për në Kosovë bëhen vetëm përmes kodeve telefonike të Serbisë, Monakos dhe Sllovenisë.

Konfirmimin zyrtar të aplikimit Kosova e mori nga vetë Bashkimi Europian dhe Ambasada Austriake në Kosovë, u shpreh Ministrja Edita Tahiri. Kodi telefonik i Kosovës pritet që zyrtarizohet vetëm në muajin Mars. (PCWorld Albanian)

Shtyhet për në muajin Mars akordimi i kodit telefonik të Kosovës
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)