Shtyhet në Janar transferimi i përdoruesve ekzistues të telefonëve Windows në Windows 10 Mobile

Publikuar më: 18-12-2015

lumia-1520-review-34-970-80Edhe pse Microsoft kishte premtuar që do të sillte Windows 10 Mobile tek të gjithë përdoruesit aktual të një telefoni me sistem operativ Windows Phone 8.1 në muajin Dhjetor, kompania e ka të pamundur ta mbajë këtë premtim.

Windows 10 Mobile do të mbërrijë tek telefonët Windows duke filluar që nga Janari i vitit të ardhshëm thonte Microsoft në një qëndrim raporton ZDNet.

“Në Nëntor ne sollim zyrtarisht Windows 10-tën në telefonët Lumia 950 dhe 950XL së bashku me teknologjinë Continuum dhe aplikacionet universale. Kalimi i telefonëve me Windows Phone 8 dhe 8.1 në Windows 10 do të fillojë vetëm në ditët e para të 2016-tës.”

Ky ishte qëndrimi zyrtar i Microsoft në një postim në blog në datën 17 Dhjetor e megjithatë kompania akoma nuk ka ofruar informacion se cilët janë ato telefon më Windows Phone 8.1 që do të marrin Windows 10 Mobile.

Versioni RTM i Windows 10 Mobile debutoi në Nëntor nën numrin e ndërtimit 10586. Ky ndërtim është pjesë e etelefonëve Lumia 950 dhe 950 XL. (PCWorld Albanian)

Shtyhet në Janar transferimi i përdoruesve ekzistues të telefonëve Windows në Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)