Lajmet

Shtojca GitHub Plus e bën të thjeshtë shkarkimin e projekteve nga GitHub

Aug 25 2016
0 Shpërndarje
Shtojca GitHub Plus e bën të thjeshtë shkarkimin e projekteve nga GitHub

github-plusGithub Plus është një shtojcë falas për shfletuesin Google Chrome që përmirëson shfletimin e skedarëve dhe procesin e shkarkimit në projektet në faqen GitHub.

GitHub është një destinacion i njohur të projekteve në zhvillim. Kompanitë dhe individët zgjedhin pikërisht këtë platformë për të publikuar burimin dhe kodin e projekteve të tyre.

Nëse ju takon të vizitoni GitHub rregullisht për kontrolluar projektet ju mund të vini re se nuk është super e lehtë për shkarkuar skedarë individual prej një projekti. Në fakt, nuk ka ndonjë opsion për të shkarkuar skedarë individual direkt nga faqja mbajtëse e projektit.

Ndërkohë që mund të shikoni çdo skedar duke klikuar në të, faqja që hapet nuk ofron zgjidhje direkte shkarkimi.

GitHub Plus për Google Chrome është zhvilluar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit. Do të paraqesë madhësinë e secilit skedar të listuar në GitHub së bashku me disa ikona shkarkimi. Një klikim në këto ikona dhe skedari do të shkarkohet automatikisht në sistemin lokal. (PCWorld Albanian)

Tags >

GitHub
Lajmet e fundit>