Lajmet

Shtetet e Bashkuara “dhurojnë” internetin një komuniteti ndërkombëtar

Sep 30 2016
0 Shpërndarje

136873149Interneti nuk i përket Amerikës por ka qenë në rolin e mbikëqyrësit të organizatës që e menexhon për vite me radhë. Kjo pritet të ndryshojë ditën e sotme.

Kontrata e Shteteve të Bashkuara me organizatën jofitimprurëse e cila është në ngarkim të gjithë emrave të domainit në internet do të mbarojë dhe si rezultat databaza do të fitojë një lloj autonomie.

Përgjegjësia e SHBA-ve tashmë i kalon një komuniteti aksionerësh ndërkombëtarë të internetit. Ky komunitet do të përbëhet nga një këshill qeveritar, një komitet teknik, përdorues interneti dhe ekspertë të telekomunikacionit.

Kjo lëvizje është kundërshtuar ashpër nga disa ligjvënës Amerikan. Senatori Ted Cruz kishte thënë se Amerika po e “dhuronte internetin.”

Disa avokatë të Shtetit të Arizona, Oklahoma, Teksas dhe Nevada kishin ngritur një padi në një gjykatë federale për bllokimin e kësaj marrëveshjeje të re me arsyetimin e po dhurohej prona amerikane. Por kush është organizata e cila e menxhon internetin? Korporata e Internetit për Përcaktimin e Emrave dhe Numrave, ICANN, është themeluar në 1998 në Los Angeles.

Qëllimi kryesor i saj ka qenë dhe vijon të jetë koordinimi i sistemit të emrave të domainit me ip adresat. ICANN ka një buxhet vjetor prej mëse 126 milion dollarësh në vit për ta përmbushur këtë qëllim.

Kontrata 18 vjeçare që ICANN kishte me Departamentin Amerikan për Administrimin e Telekomunikacionit dhe Informacionit përfundon pikërisht ditën e sotme me 30 Shtator. Pak gjëra do të ndryshojnë sepse stafi dhe protokolli do të jetë i njëjti. E vetmja gjë që ndryshon është aprovimi i çdo ndryshimi në emrat e domainit nga Departamenti Amerikan.

ICANN është krijuar që të jetë i pavarur. Përpjekjet për ta realizuar këtë objektiv filluan në 2013-tën atëherë kur ish agjenti i NSA-së Eduard Snouden hodhi dritë mbi projektet e përgjimit masiv nga autoritetet Amerikane. (PCWorld Albanian)

Tags >

ICANN
Lajmet e fundit>