Shtetet anëtare të Bashkimit Europian miratojnë roaming-un e Netflix mes 28 vendeve anëtare

Publikuar më: 13-05-2016

Netflix-930x698Konsumatorët europian do të kenë mundësi të qasen në shërbimet e Netflix, Sky dhe Canal+ me anë të abonimeve të tyre nga çdo vend anëtar i Bashkimit Europian, ishin propozimet e shteteve ditën e Premte shkruan agjensia e lajmeve Reuters.

Ligji u prezantuar nga Komisioni Europian dhjetorin e vitit të kaluar si pjesë e axhendës për të rrëzuar barrierat e shërbimeve online brenda 28 shteteve anëtare. Ligji pritet të miratohet nga Parlamenti Europian më 26 Maj.

Të abonuarit në shërbimet Sky TV Now, ProsiebenSat apo Netflix do të jetë të disponueshëm përkohësisht për udhëtarët mes vendeve anëtare. Komisioni Europian shpreson se propozimi i ri do të hyjë në fuqi në 2017-tën, po atë vit kur hiqen përgjithnjë barrierat roaming mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Rrëzimi i këtyre barrierave dhe formimi i një tregu të vetëm dixhital është objektivi numër një i Brukselit. Edhe pse Netflix është gjerësisht i disponueshëm në të gjithë Europën, përmbajtja që reklamohet është e bazuar në vendodhje dhe përdoruesit nëse përshembull largohen nga vendi i tyre për një tjetër shtet anëtarë ata do të marrin përmbajtje nga ai lokacion ku ndodhen përkohësisht.

Nga ana tjetër producentët dhe studiot filmike tremben se liçensimi domestik do të humbasë vlerën nëse përmbajtje janë të disponueshme gjerësisht në 28 vendet anëtare. (PCWorld Albanian)

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian miratojnë roaming-un e Netflix mes 28 vendeve anëtare
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)