Shpërthen Galaxy Note 7 në SHBA, shkakton djegie të rënda në trupin e një 6 vjeçari

Publikuar më: 13-09-2016

note7-e1473680139925Një djalosh 6 vjeçar në Shtetet e Bashkura të Amerikës ishte viktima e radhës e telefonit famëkeq Galaxy Note 7. Ndërsa po përdorte telefoni papritmas shpërtheu në flakë raptoi The New York Post.

6 vjeçari përfundoi në spital me djegje në trup. Që kur Samsung filloi të raportonte probleme me bateritë shpërthyese të Galaxy Note 7 janë regjistruar mëse 35 raste me pasoja materiale e tani edhe shëndetësore.

Kompania të ndryshme kanë ndërmarrë masa ndërsa gjigandi Korean akoma nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për tërheqjen e këtij produkti nga tregu. Gjatë ditës së Hënë aksionet e Samsung ishin në tatëpjetë me një dëm financiar të përllogaritur në 10,7 miliard dollar.

Rasti më i fundit i shpërthimi të Galaxy Note 7 kishte aktivizuar alarmin e zjarrit në shtëpinë ku gjendej djaloshi. (PCWorld Albanian)

Shpërthen Galaxy Note 7 në SHBA, shkakton djegie të rënda në trupin e një 6 vjeçari
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)