Shpërndarja e Windows 10 Mobile në modelet e vjetra Lumia starton më 14 Dhjetor

Publikuar më: 10-11-2015

457253-hands-on-windows-10-for-phonesDebutimi zyrtar i Windows 10 Mobile është afër e në mos këtë muaj do ta shohim gjatë dhjetorit me telefonët Lumia 950, 950 XL dhe Lumia 550 prezantuar gjatë evenimentit të tetorit.

Po interesi më i lartë për platformën mobile të Microsoft vjen nga abonentët e ekzistues të modeleve të vjetra Lumia. Gjer ditën e sotme kishim informacion se Windows 10 Mobile do të mbërrinte në telefonët e parë gjatë dhjetorit. Ky informacion përforcohet nga një publikim i Orange Poland jo vetëm që paraqet telefonët që do të kalojnë në Windows 10 por edhe valën e përditësimeve.

Vala e para do të startojë më 14 dhjetor. Pjesë e saj do të jenë Lumia 630, 635, 640, 735 dhe 830. Vala e dytë nuk do të mbërrijë përpara muajit Shkurt të 2016-tës. Kjo e fundit do të sjellë Windows 10-tën në modelet Lumia 520, 532, 625, 720, 820, 920, 925, 930, 1020 dhe 1320.

Telefoni i cili bie më shumë në sy me mungesën e tij është Lumia 1520. E kemi një shpjegim për këtë sepse ky telefon inteligjent nuk është shitur asnjëherë në Poloni. Sigurisht që nuk mund të prisni që ekzaktësisht në këto data të mbërrijë Windows 10 në telefonët tuaj sepse janë për modelet e shitura nga Orange në Poloni.

Megjithatë kjo duhet të shërbejë si referencë rreth axhendës së Microsoft me shpërndarjen e Windows 10 Mobile. Diferencat kohore në shpërndarjen e Windows 10-tës mes operatorëve duhet të jenë të ngushta. (PCWorld Albanian)

Shpërndarja e Windows 10 Mobile në modelet e vjetra Lumia starton më 14 Dhjetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)