Shpejtësia mesatare globale e internetit është 5.1 Mbps citon raportoi i Akamai Technologies

Publikuar më: 17-12-2015

hi-852-modem-istock-000014944706smallDitën e djeshme firma amerikane e shërbimeve cloud dhe rrjeteve CDN,Akamai, publikoi raportin e gjendjes së internetit global. Raporti zbuloi se në tre mujorin e tretë të 2015-tës shpejtësia mesatare globale e internetit ishte 5.1 Mbps.

Vendi me shpejtësinë mesatare më të lartë të internetit është Koreja e Jugut me 20.5 Mbps ndjekur nga Suedia në vendin e dytë me 17.4 Mbps dhe Norvegjia në vendin e tretë me 16.4 Mbps.

average_connection_speed_akamai_q3_2015Sipas raportit të Akamai, 78 nga 145 vende të botës patën rritje të shpejtësive mesatare krahasuar me tre mujorin e dytë dhe pse në shifra të papërfillshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, shpejtësia mesatare e internetit globalisht u rrit me 14 %. Kjo rritje varion nga 0.7 % në Japoni në 147 % në Kongo.

Në Europë, lista e shpejtësisë mesatare të internetit përveç Suedisë dhe Norvegjisë që mbajnë dy vendet e para vjen Zvicra në vendin e tretë me 16.2 Mbps. Në raport janë përfshirë vetëm vendet e anëtare në Bashkimin Europian që do të thotë se Shqipëria dhe fqinjët ngelen jashtë. Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni raportin e plotë në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Shpejtësia mesatare globale e internetit është 5.1 Mbps citon raportoi i Akamai Technologies
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)