Më i shpejtë dhe me rreze më të gjatë, paisjet e para me Bluetooth 5 mbërrijnë në 2017-tën

Publikuar më: 10-09-2016

20160210-bluetooth-logo-100644214-largeNjë version i ri i Bluetooth po vjen së shpejti në paisjet tona duke u dhënë përdoruesve qasje në konektivitet më të shpejtë përgjatë distancave më të mëdha.

Bluetooth 5 padyshim do të jetë një përditësim madhor krahasuar me Bluetooth 4.2 i cili është standarti aktual i aplikuar në pjesën më të madhe të paisjeve. Në teori, Bluetooth 5 mund të shtrihet deri në 400 metër thanë analistët. Kjo do të thotë se mund të lidheni me një paisje tjetër Bluetooth pa e shikuar fare.

Pritet që finalizimi i Bluetooth 5 të reazlizohet nga fundi i vitit. Në praktikë Bluetooth 5 pritet që ofrojë një shtrirje deri në 120 metër e megjithatë kjo distancë ngelet 4 herë më e lartë sesa ajo e Bluetooth 4.2 me transmetim të dhënash deri në 2Mbps.

Tradicionalisht në momentin që një version i ri i Bluetooth debutonte, menjëherë adoptohej nga prodhuesit e harduerëve. Nëse Bluetooth 5 mbërrin nga fundi i vitit ashtu siç është parashikuar, atëherë javët e para të 2017-tës do të sjellin paisjet me këtë version të Bluetooth.

Në fillimet e veta Bluetooth përdorej në paisjet audio dhe automobila. Por ndërsa kjo teknologji evoluoi, sot gjendet në qëndër të internetit të gjërave dhe shfrytëzohet gjerësisht në shtëpitë inteligjente, paisjet mjekësore, robotët, dronët dhe veshjet elektronike. Dy konkurrentët kryesor të Bluetooth mbeten Wi-Fi dhe ZigBee. (PCWorld Albanian)

Më i shpejtë dhe me rreze më të gjatë, paisjet e para me Bluetooth 5 mbërrijnë në 2017-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)