Lajmet

Shpallet fajtor Ardit Ferizi, hakeri nga Kosova i akuzuar për vjedhje informacionesh për llogari të ISIS

Jun 16 2016
0 Shpërndarje
Shpallet fajtor Ardit Ferizi, hakeri nga Kosova i akuzuar për vjedhje informacionesh për llogari të ISIS

635805945126817538-Federal-Times-Woolfolk-10-16-2015-Ardit-Ferizi-Twitter-052Hakeri kosovar Ardit Ferizi është shpallur fajtor nga një gjykatë ushtarake Amerikane për vjedhjen e informacioneve për 1,300 punojës të ushtrisë për llogari të Shtetit Islamik pasi pranoi përpara trupi gjykues fajësinë.

Ndërsa jetonte në Malajzi, Ardit Ferizi, në tetor të vitit të kaluar u arrestua nga policia vendase pas hetimesh të gjata nga autoritetet amerikane. Ai është përgjegjës për vjedhjen e të dhënave që u përkasin të paktën 100,000 konsumatorëve amerikan nga një distributor online.

Prokurorët amerikanë thanë ditën e Mërkurë se informacioni i shtënë në duar nga Ferizi ishte dërguar tek hakeri i njohur i Shtetit Islamik i cili humbi jetën pak muaj më parë, Junaid Hussain.

Studenti 20 vjeçar me shtetësi Kosovare pranoi fajësinë përpara gjykatës Amerikane Leonie Brinkermaof. Ai akuzohet për qasje të paautorizuar dhe vjedhje informacionesh në një server ushtarak, të dhëna të cilat u dërguan tek Shteti Islamik cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Organizata e Kombet e Bashkuara.

Ferizi rrezikon 20 vite burgim për mbështetje të një organizate terroriste si dhe 5 vite të tjera për abuzime online. Sipas Washington Post, Ferizi kishte thënë përpara gjykatës se akoma nuk e dinte përse e kishte bërë këtë. “Akoma pyes veten pse e kam kryer këtë krim,” shprehej ai përpara trupit gjykues. (PCWorld Albanian)

Tags >

Ferizi
Lajmet e fundit>