Biznes

Shkrirja e Wind dhe 3 merr dritën jeshile nga autoritetet Italiane

Oct 25 2016
0 Shpërndarje

bn-js935_italte_m_20150806103326Kompania Aziatike Hutchison dhe gjigandi Rus i telekomunikacionit Vimpelcom njoftuan ditën e sotme se kanë marrë dritën jeshile për shkrirjen e propozuar të aktiviteteve të tyre respektive në Itali nga Ministria Italiane e Zhvillimit Ekonomik.

Sipërmarrja e përbashkët e cila do të garantojë 50:50 aksione për të dyja kompanitë në operatorin e ri më të fuqishëm që pritet që formohet në Itali nga bashkimi i Wind dhe 3.

Gjatë muajit Shtator marrëveshja mori aprovimin e Komisionit Europian pas mëse 1 viti nga njoftimi i planeve të kompanive për shkrirjen e operacioneve Italiane.

Dy operatorët mbanin vendin e 3-të dhe të 4-t respektivisht për nga numri i abonentëve në tregun Italian të dominuar nga Telecom Italia dhe Vodafone.

Operatori i ri i formuar do të ketë 33 milion abonentë duke lënë pas TIM me 30.8 milion dhe Vodafone me 28.9 milion. S

Shkrirja pritet të finalizohet në fund të vitit dhe Janari i 2017-tës do të shënojë fillimin e aktivitetit jo vetëm si një operator i vetëm por edhe më i madhi në vend. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>