Shkrirja e Android/Chrome OS mund të njoftohet nga Google më 4 Tetor

Publikuar më: 26-09-2016

google_pixel_c_lightbar-100683451-largeEvenimenti i shumëpritur i 4 Tetorit ku Google pritet të prezantojë telefonët e rinj Pixel X dhe Pixel XL do të jetë edhe dita kur gjigandi i motorit të kërkimit do të njoftojë publikisht shkrirjen e Chrome dhe Android në një sistem të vetëm hibrid raportoi Android Police.

I gjithë ky debat filloi në momentin kur shefi i Android, Hiroshi Lockerheimer publikoi një cicërimë ku tha se data 4 Tetor 2016 do të jetë po aq historike sa edhe dita kur debutoi për herë të parë Android më 23 Shtator 2008.

Android Police i referohet projektit me emrin e koduar Andromeda. Gjërat bëhen akoma më interesante kur 9to5 Google tha se kishte zbuluar brenda kodit bazë të Android referenca të Andromeda.

Këto spekulime nuk janë të parat që hedhin dritë mbi një projekt afatgjatë të Google. Wall Street Journal kishte raportuar në Tetor të 2015-tës se një shkrirje e Android-Chrome OS do të bëhej realitet në 2017-tën.

Me datën 4 Tetor e cila afrohet çdo ditë e më shumë, Google duhet të shpjegojë pse Andromeda është i nevojshëm për konsumatorët. Telefonët dhe tabletët Android nuk kanë nevojë për Chrome OS. Madje është e mundur që javën e ardhshme të shohim laptopin e parë Android me markën e Pixel. (PCWorld Albanian)

Shkrirja e Android/Chrome OS mund të njoftohet nga Google më 4 Tetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)