Shkrirja e Android dhe Chrome OS do të materializohet në 2017-tën me laptopin Pixel 3

Publikuar më: 28-09-2016

img_3715-640x488Pasi ofroi detajet e para të një prej projekteve më të rëndësishme të Google në vitet e fundit, Android Police shkroi ditën e djeshme se paisja e parë me sistemin operativ të kombinuar Android/ Chrome OS do të mbërrijë në tre mujorin e dytë të 2017-tës.

Konkretisht dy burime të pavaruara kishin konfirmuar për AP se laptopi i ri Pixel, njohur me emrin e koduar Bison, do të shënojë kulmin e përpjekjeve të Google prej vitesh.

Të Hënën uebsajti tha se do të jetë datat 4 Tetor kur Google do të zbulojë detajet e para të shkrirjes së sistemeve operative në një të vetëm i cili bart emrin e koduar Andromeda.

Gjatë këtij evenimenti Google do të lançojë dy telefonë të rinj me markën Pixel dhe ndër të tjera të hedhë dritë mbi të ardhmen e Chrome OS dhe Android.

Pak ditë më parë Google filloi lançimin e dyqanit të aplikacioneve PlayStore në Chrome OS. Sipas AP, laptopi Pixel 3 do të ketë ekran 12. inç, procesor Core M3 ose i5 dhe 8 ose 16 GB RAM.

4 Tetori është dita ku do të marrim shumë përgjigje. Nga telefonët Pixel, tek Google Home, Google Wi-Fi, realiteti virutal i Daydream View, gjigandi i motorit të kërkimit ka shumë supriza. E ardhmja është e qartë, Google kërkon të themelojë një divizion të unifikuar paisjesh për të konkurruar me Apple dhe Google.

Kujtojmë se ishte Wall Street Journal që kishte raportuar në Tetor të 2015-tës se një shkrirje e Android-Chrome OS do të bëhej realitet në 2017-tën, një fakt që Google e mohoi atë kohë. (PCWorld Albanian)

Shkrirja e Android dhe Chrome OS do të materializohet në 2017-tën me laptopin Pixel 3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)