Shkon në 4 numri i smartfonëve Lumia që Microsoft pritet të lançojë në evenimentin e tetorit

Publikuar më: 25-09-2015

lumia-950xl-100602536-largeNjë raport i publikuar nga AdDuplex orët e fundit, duket se konfirmon debutimin e smartfonëve të rinj Lumia të Microsoft në eventin e 6 tetorit që do të mbahet në New York. Kjo linjë smartfonësh sa po vjen e po rritet në numra dhe rëndësi.

Mësohet se Microsoft po përgatit për lançim 3 smartfonë të rinj Lumia, një tablet Surface Pro 4 dhe Microsoft Band 2. Është mëse e qartë që Microsoft duhet të ndërtojë harduerë të nivelit të lartë në mënyrë që sistemi i saj operativ si dhe Office 2016 të shfaqin rezultate të kënaqshme në treg.

Linja Lumia do të pasurohet nga tre smartfonë të rinj të cilët do të jenë Lumia 950 XL, Lumia 950 si dhe një Lumia të tretë emërtimi i të cilit ende nuk dihet por me shumë mundësi do të jetë Lumia 550. Lumia 950 XL njihet ndryshe si Cityman dhe do të ketë një ekran 5.7 inç me rezolucion 2560 x 1440 piksel, 3GB RAM dhe 32GB hapsirë memorie. Ai do të furnizohet nga një proçesor Snapdragon të Qualcomm dhe do të ketë një kamera 20 megapiksel. Ndërkohë Lumia 950 nga vet emri pritet të jetë një smartfon më i vogël se sa Lumia 950 XL. I njohur ndryshe si Talkman, Lumia 950 do të ketë një ekran 4.7 inç 720 piksel. Të dy këta smartfonë do të kenë buton të dedikuar për kamerën, ashtu si smartfonët paraardhës.

Sipas AdDuplex smartfoni i tretë, Lumia 550 do të jetë i pajisur me një ekran me përmasa 4.7 inç. Ndërkohë WMPowerUser ka shtuar se kjo pajisje do të ketë vetëm 1GB RAM dhe një proçesor 1.2GHz quad-core Snapdragon 201. Këto janë informacione që i kemi pasur deri më sot, por AdDuplex ka ngritur supozimet për një smartfon të katërt Lumia me ekran 5 inç por që nuk është e qartë nëse ai do të debutojë në eventin e tetorit apo jo.

Këta smartonë të rinj vijnë në një moment kur baza e vogël e përdoruesve të Windows Phone rrotullohet në një numër të vogël smartfonësh të nivelit mesatar. Lumia 635 është smartfoni më popullor për momentin duke zënë 30.9% të tregut të Windows Phone. Edhe Lumia 640 preferohet shumë dhe ka 11.2% të tregut. Me ardhjen e smartfonëve të rinj në treg, Lumia 635 dhe Lumia 640 pritet të shëndrrohen nga smartfona të nivelit mësatar në atë të ulët. Çmimi i tyre ka shumë mundësi të ulet ndjeshëm. Mbetet për tu parë nëse pjestarët e rinj të familjet Lumia do ta ndihmojnë Microsoft të rrisë praninë e saj në tregun e smartfonëve. (PC World Albanian)

Shkon në 4 numri i smartfonëve Lumia që Microsoft pritet të lançojë në evenimentin e tetorit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)