Shkollat e teknologjisë së lartë përdorin dronët për të monitoruar nxënësit gjatë provimeve

Publikuar më: 06-06-2015

c4de56b0421a3b3b8367ff4b5cbc9b5eA nuk ju duket dhe ju bezdisëse fakti se mësuesit bëjnë lëvizje lart e poshtë klasës kur ju jeni duke bërë një provim? Sigurisht që qëllimi i mësuesit është mos t’ju lërë të kopjoni, sidomos tani që dhe metodat e kopjimit po bëhen gjithnjë e më dixhitale. Por disa shkolla në Kinë janë përpjekur ta luftojnë këtë gjë duke përdorur dronët, trendi i fundit i pajisjeve të teknologjisë.

Nëse studentët mundohen të përdorin smartfoin e tyre për të gjetur përgjigjet e testit, interferimi me dronin do të shkaktojë një zhurmë të madhe. Gjithashtu kamera e dronit mund të regjistrojë moment kur ata janë duke kopjuar. Sipas raportit, stafi i dhomës së provimeve është i lidhur me dronin, i cili do të transmetojë cdo informacion drejt tyre. Kjo mund të cilësohet si një ide gjeniale, të cilën s’mund ta prodhonte tjetër kush përvec ‘inteligjencës së kinezëve’. (PC World Albanian)

Shkollat e teknologjisë së lartë përdorin dronët për të monitoruar nxënësit gjatë provimeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)