Shkencëtarët kanë ndërtuar një teknologji që mund të përcaktojë nivelin tuaj të humorit vetëm duke ju parë

Publikuar më: 04-06-2015

baymax-pain-scale

A e mbani mend personazhin Baymax në Big Hero 6 që ishte i aftë të maste nivelin tuaj të humorit?! Aftësitë e tij janë të disponueshme dhe në botën reale në sajë të zhvillimit të teknologjisë. Softuerët në ditët e sotme vetëm duke ju parë mund të përcaktojnë se cfarë gjendje emocionale keni. Disa hulumtues në San Diego kanë zhvilluar një algoritëm tepër të avancuar vizual i cili kupton nivelin e dëshpërimit apo lumturisë bazuar në shprehjet e fytyrës tuaj. Softueri fokusohet tek vetullat, rrudhat në ballë, shtrëngimin e buzëve etj për të marrë informacion mbi gjendjen tuaj. Sigurisht që ai nuk do ta kuptojë atë sa e kuptojnë prindërit tuaj, megjithatë është i saktë deri në një farë mase.

Kjo teknologji nëse implementohet mund të jetë dicka tepër e dobishme në spitale por dhe më tej. Mjekët mund ta përdorin atë për të përcaktuar dhimbjen që ju ndjeni pas një operacioni. Algoritmi mund të integrohet fare mirë dhe në mjekët robotë të cilat do t’ju ofrojnë trajtim në bazë të dhimbjes suaj. E gjitha kjo është një tjetër shembull i avancimit të teknologjisë dhe shftytëzimit të saj në jetën reale. (PC World Albanian)

Shkencëtarët kanë ndërtuar një teknologji që mund të përcaktojë nivelin tuaj të humorit vetëm duke ju parë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)