Shkarkoni temën që sjell ndërfaqen e Android Stock në Galaxy S6 dhe S6 Edge

Publikuar më: 26-06-2015

material-design-theme-galaxy-s6-100593437-large

Më në fund do të keni mundësi të implementoni pmajen e Android Stock edhe në Galaxy S6 dhe S6 Edge ku në sy bien ngjyrat e shumta dhe filozofia Material Design.

Kjo falë zhvilluesit Samer Zayer i cili publikoi temën e Android Stock në dyqanin e temave të Samsung. Nga ajo çfarë shfaqin pamjet e mëposhtme, Galaxy S6 pothuaj do tia kalojë një telefoni Nexus me gjithë ato ikona dhe animacionet të Google. Për ta shkarkuar duhet të drejtoheni tek dyqanin i temave të Samsung në telefonin tuaj.

samsung-stock-theme-100593457-large

Zhvilluesi tha se ishte dashur kohë dhe shumë punë për ta realizuar këtë dhe nuk kishe qenë aspak e lehtë për të. Samsung ishte përpjekur ta krijonte një të tillë më parë por që për shkak të liçensimit tema nuk ishte e disponueshme në të gjitha shtetet. (PCWorld Albanian)

Shkarkoni temën që sjell ndërfaqen e Android Stock në Galaxy S6 dhe S6 Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)