- Së shpejti vetëm duke thënë “Okay Google” do të mund të kërkohet nga kompjuterët
- Programi i ri i PayPal për krijimin e ekosistemit dixhital të pagesave edhe në dyqanet me pakicë
- Microsoft përmirëson menaxhimin e fotove në SkyDrive
- Rrjetet në vitin 2020: trafik më të ngarkuar, harxhim më të vogël energjie
- Sa të vlefshme janë realisht certifikimet e IT-së?
- 5 probleme që duhet të rregullojë Microsoft-i në aplikacionet e Office-it në ueb
- BioWare diskuton mbi spin-off të Mass Effect
- Dead Island: Riptide në krye 3 javë radhazi
- Tales of Symphonia do i nënshtrohet një ribërje HD për Playstation 3
- “Mad Genius” mund të bëhet kontrolluesi i lëvizjeve revolucionar i lojërave
- Krijuesi i imazhit Xbox Infinity thotë se fotoja është fallco
- Manhunt vjen në PSN këtë javë
Shkarkoni pa pagesë antivirusin F-Secure dhe Internet Security 2013
Publikuar më: 18-09-2012
F-Secure ka lajmëruar që produkti i vet për vitin 2013 është gati, që përfshin Anti-Virusin F-Secure 2013 dhe F-Secure Internet Security 2013.
Sipas raportit të publikuar së fundi nga F-Secure, konsumatorët vazhdojnë të jenë caqe nga një varg i gjerë i viruseve, trojanëve bankarë dhe, “ransomware” e sulme të tjera keqdashëse, duke mos treguar ndonjë shenjë për ngadalësim.
Posedimi i një mbrojtjeje të përditësuar kundër këtyre kërcënimeve është tani gjë më e rëndësishme se më parë.
“Qëllimi ynë është të ofrojmë përvojën më të sigurt online për konsumatorët tanë dhe të vazhdojmë të marrim tituj duke konfirmuar përkushtimin tonë. Ne jemi krenarë për arritjen tonë,” tha Perttu Tynkkynen, i cili është drejtor në sektorin e Shitjeve për Konsumatorë dhe Marketingu në F-Secure.
Në mesin e përmirësimeve kyçe, F-Secure Internet Security 2013 tani mbështet të gjithë shfletuesit e popullarizuar, duke përfshirë Google Chrome. Një firewall i ridizajnuar vjen me filter shtesë dhe punë në rrjetet shtëpiake dhe publike.
Teknologjitë e përditësuara të mbrojtjes së F-Secure sigurojnë mbrojtjen më të mirë dhe reagimin më të shpejt kundër të gjitha kërcënimeve. Versioni i ri do të mbështes po ashtu sistemin operativ të ardhshëm Windows 8.
F-Secure Internet Security 2013 përdor një arsenal të plotë të teknologjive të sofistikuara për të lutuar kërcënimet e sotme të ndërlikuara, gjatë mbajtjes së ndikimit të vet në përdorimin e memories së kompjuterit dhe funksionimit në minimum.
Zgjidhja ofron mbrojtje të plotë për kompjuterin tuaj dhe identitet online, duke përfshirë:
-Mbrojtje në çast kundër të gjitha kërcënimeve
-Shfletim, tregti online dhe veprime bankare pa ndonjë brengosje
-Bllokim të e-mailave spam dhe mashtrues
-Mbrojtje për fëmijët kur ata janë online
-Bisedë online ose mbështetje telefonike
-Mbështetje për Windows 8
Klikoni këtu për ta shkarkuar. (PC World Albanian)