Shitjet e kompjuterave ranë me 9.6 % në tre mujorin e parë të 2016-tës, më e ulëta që nga 2007-ta

Publikuar më: 12-04-2016

j-930x620Nuk është ndonjë suprizë nëse u themi se sipas statistikave më të fundit të Gartner dhe IDC, biznesi i kompjuterave në mbarë botën është në rënie drastike.

Sipas Gartner, shitjet e kompjuterave në të gjithë botën ranë me 9.6 % në vetëm 64.8 milion njësi në tre mujorin e parë të 2016-tës. Ky është tre mujori i parë që nga 2007-ta që shitjet e kompjuterave ranë nën 65 milion njësi.

Prodhuesit më të mëdhenj të kompjuterave janë Lenovo, HP, Dell, Asus dhe Apple. Siç mund të vëreni në tabelën më poshtë, Apple dhe Asus janë dy kompanitë e vetme në mesin e prodhuesve madhor që kanë shënuar rritje në shitjet e kompjuterave. Liderët aktualë, Lenovo dhe HP u ballafaquan me rezultate shumë të dobëta.

gartner_pc_shipments_q1_2016-800x261

IDC nga ana tjetër përllogariti një rënie me 11.5 % të shitjeve në vetëm 60.6 milion njësi gjatë tre mujorit të parë të 2016-tës. Sipas IDC prodhuesit kryesor janë Lenovo, HP, Dell, Apple dhe Asus. Në tabelën e paraqitur mëposhtë gjejmë statistikat e IDC-së ku ashtu siç Gartner raportojnë një rënie të Lenovo, HP dhe Dell por që për IDC-në edhe Apple së bashku me Asus kanë shënuar rënie.

idc_pc_shipments_q1_2016-800x455Sipas Gartner, arsyeja e kësaj rënie është forcimi i dollarit amerikan ndërsa për IDC-në është paqëndrueshmëria e stoqeve dhe mallrave. 2016-ta do të jetë viti i parë i cili do të tregojë nëse Windows 10-ta do të ndikojë për mirë në tregu e kompjuterave. (PCWorld Albanian)

Shitjet e kompjuterave ranë me 9.6 % në tre mujorin e parë të 2016-tës, më e ulëta që nga 2007-ta
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)