Shitjet e kompjuterave në tatëpjetë në 2015-tën citon raporti i Gartner

Publikuar më: 13-01-2016

computers-kL0B--621x414@LiveMintFirma analitike Gartner publikoi ditën e sotme të dhënat më të fundit të shitjeve të kompjuterave ku zbuloi një rënie prej 8.3 % në 2015-tën krahasuar me një vit më parë. Në 2015-tën u shitën vetëm 288.7 milion njësi krahasuar me 313.6 milion një 2014-tën.

“Tre mujori i katërt i 2015-tës është i pesti me radhë që vijon me rënie të shitjeve të kompjuterave globalisht,” u shpreh analisti i Gartner, Mikako Kitagawa. Ai tha se fundiviti nuk mjaftoi për të shënuar vlera pozitive në 2015-tën për biznesin e kompjuterave.

Të gjitha rajonet globale patën rënie të shitjeve duke prekur EMEA (Europë, Lindje Mesme dhe Afrikë), Amerikën dhe Japoninë. Për tre mujorin e katërt të 2015-tës numri i njësive të shitura në EMEA ishte 22.5 milion, një rënie kjo me 16 % nga viti në vit. Në Europën perendimore, falë reklamimit të fuqishëm të Windows 10-tës, shitjet e kompjuterave nuk u ndikuan.

2

Në rajonin e Azisë u shitën 26 milion për tre mujorin e katërt, një rënie me vetëm 1.5 % krahasuar me tre mujorin e njëjtë të 2014-tës.

Gjithashtu të gjithë prodhuesit duke filluar që nga Lenovo, HP, Dell, Asus dhe Acer pësuan rënie të shitjeve. Më i prekuri është Acer me një rënie dramatike prej 15.3 % krahasuar me 2014-tën. Për çudi, Apple është i vetmi prodhues që shënon rritje të shitjeve të kompjuterave dhe 2015-ta rezultoi me shifra pozitive prej 5.8 %.

Viti që lamë pas u dominua nga Lenovo ku prodhuesi kinez zotëron 19.8 % të tregut ndjekur nga HP me 18.2 %, Dell me 13.6 %, Asus 7.3 %, Apple 7.2 % dhe Acer 7 %. (PCWorld Albanian)

Shitjet e kompjuterave në tatëpjetë në 2015-tën citon raporti i Gartner
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)