Shitjet e iPhone shënojnë rënie, Apple tejkalon pritshmëritë

Publikuar më: 26-10-2016

_89459456_gettyimages-518293078Apple raportoi rënie të të ardhurave për tre mujorin e tretë me radhë por arriti të tejkalonte pritshmëritë e analistëve. Gjigandi teknologjik shiti 45.51 milion iPhone për tre mujorin e cili është mbyllur më 24 Shtator.

Të ardhurat e kompanisë ranë më 9% 46.85 miliard dollar. Në të njëjtën kohë kompania parashikoi të ardhura pej 76-78 miliard dollar për tre mujorin e fundit të vitit. E thënë ndryshme të ardhurat e kompanisë shënuan rënie për herë të parë që nga 2001.

Kjo nuk përbënte suprizë më vehte sepse përgjatë gjithë vitit Apple vazhdimisht raportoi rënie të të ardhurave. Megjithatë shefi ekzekutiv Tim Kook ja doli të paraqiste një panoramë shpresëdhënëse falë rritjes me 24% të shërbimeve si Apple Music dhe Apple Pay.

Gjatë prezantimit të raportit financiar Kook tha se kompania pret një tre mujor të ardhshëm rekord. Turma teknologjike është akoma në pritje të disa inovacioneve radikale me besimin se kompania e themeluar nga Steve Jobs nuk e ka humbur kreativitetin e saj.

Pas publikimit të raportit financiar aksionet e Apple ranë më 3% në 114.80 dollar. Fitimi gjithashtu ra në 9.01 miliard dollar nga 11 miliard dollar që ishte një vit më parë. Përgjatë 2016-tës fitimi ishte 45.7 miliard dollar nga 53.4 miliard dollar një vit më parë. (PCWorld Albanian)

Shitjet e iPhone shënojnë rënie, Apple tejkalon pritshmëritë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)