Shitjet e disqeve solide do të kalojnë ato të hardisqeve në 2018-tën

Publikuar më: 31-08-2016

ssds-100676100-galleryTë gjithë e dinë se e ardhmja e ruajtes së të dhënave janë disqet solide, por kjo e ardhme mund të vijë më shpejt sa kemi menduar. Firma analitike DRAMeXchange thotë se adoptimi i disqeve solide nga prodhuesit e laptopëve do të kalojë shifrat e 33% në fund të këtij viti.

Firma gjithashtu parashikon se SSD-të do të arrijnë 56% adoptim në 2018-tën. Kjo është një rritje e bujshme duke pasur në konsideratë se disqet solide përbënin vetëm 25% të tregut në 2015-tën.dramexchange-100679818-orig

Parashikimi i të ardhmes është një mision i vështirë për bizneset. Edhe pse firma analitike thotë “mundet”, trendi tashmë është i qartë. Hardisqet janë një teknologji antike tashmë dhe teksa kompjuterat po jetojnë epokën moderne, ato më shumë përmbajnë disavanatazhe sesa avantazhe.

Dhe jo vetëm që janë më të ngadaltë sesa disqet solide, por edhe më të rëndë e më të vështirë për tu gjetur një vend në kompjuterat që po tkurren çdo ditë. Megjithatë hardisqet ofrojnë më shumë hapësirë në kosto më të ulët. Ky është një avantazh i qartë për dikë që ka nevojë për hapësirë të lartë si qendrat e të dhënave. (PCWorld Albanian)

Shitjet e disqeve solide do të kalojnë ato të hardisqeve në 2018-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)