Biznes

Shitblerja po vjen në Instagram

Nov 1 2016
0 Shpërndarje
Shitblerja po vjen në Instagram

An Instagram login page is pictured on a laptop screen in PasadenaRrjeti social i fotografive në pronësi të Facebook shënoi ditën e sotme hapat e parë drejt tregëtisë online e cila do të jetë fillimisht e disponueshme vetëm për distributorët Amerikanë.

Në një postim në blog ditën e sotme Instagram tha se distributorët do të ofrojnë deri në 5 fotografi të produktit të po shesin shoqëruar nga detaje më specifike sesa kanë qenë gjer më sot.

Çdo produkt do të ketë bashkëngjitur një buton “Shop Now” i cili në momentin e klikimit do të drejtojë përdoruesit për në uebfaqen e distributorit ku mund të finalizojnë blerjen.

500 milion përdoruesit tani ka një arsye më tepër për të qëndruar më gjatë në rrjetin social. Aktualisht ky shërbim ofrohet vetëm nga 20 distributorë në SHBA.

Do të jenë përdoruesit e iOS të cilët do të provojnë të parët këtë veçori në javët në vijim. Kompania nuk dha detaje se kur ky shërbim i ri do të ofrohet edhe në tregje të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>