Shfletuesit Chrome dhe Firefox bllokojnë qasjen në uebfaqen e torrenteve, Kickass

Publikuar më: 13-04-2016

kickass_torrents-930x465Përdoruesit e shfletuesve Google Chrome dhe Mozilla Firefox të cilët kanë tentuar të vizitojnë uebfaqen e torrenteve KickassTorrents janë paralajmëruar për maluerë që nga dita e djeshme.

Shfletimi në kat.cr përfundon me një mesazh “Uebfaqe mashtruese” në Chrome dhe “Uebfaqe falsifikuese” në Firefox. Kjo çështje prek vetëm këto shfletues për shkak të funksionalitetit të Shfletimit të Sigurtë të Google. Ky shërbim është prezent në Chrome dhe Firefox.

Sigurisht që paralajmërimet ndryshojnë nga një shfletues tek tjetri. Përdoruesve të Chrome u thuhet se “Ca sulmues nga kat.cr mund të mashtrojnë juve në instalimin e një softueri të rrezikshëm apo të ekspozojnë informacionet tuaja personale.”

kickasstorrents_firefox_warning-800x359Përdoruesve të Firefox u thuhet, “Kjo uebfaqe është raportuar si falsifikuese dhe është bllokuar bazuar në preferencat tuaja të sigurisë.” Ky problem vjen si rezultat i kompromentimit të një rrjeti reklamash. Për shkak se uebfaqet përdorin rrjete të shumëfishta reklamimi në disa rajone specifike, jo të gjithë përdoruesit rezultojnë të prekur. Sipas Google vetëm një faqe e Kickass Torrent është e infektuar me maluer.

Ekipi i KAT u shpreh se kishin raportuar pranë Google këtë problem dhe që së shpejti kjo barrierë sigurie do të hiqet. (PCWorld Albanian)

Shfletuesit Chrome dhe Firefox bllokojnë qasjen në uebfaqen e torrenteve, Kickass
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)